Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Albin Kurti "budall"! A janë tanket pjesë e planit "Open Balkan"? (Rama përgatit vizitën në Prishtinë)

Albin Kurti "budall"! A janë tanket pjesë e planit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën, më 26 shtator, priti në takim liderët e partive opozitare, ku u diskutua për situatën në veri të vendit.

Në takim morën pjesë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Në takim nuk ishte i pranishëm, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“U bisedua për situatën dhe zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Çfarë po ndodh në Kosovë:

Situata prej ditësh është e tensionuar midis Serbisë dhe Kosovës, pas vendimit të kësaj të fundit për të vendosur reciproritet në lidhje me targat e makinave.

Prej ditës së djeshme po qarkullojnë në media disa foto ku shihen tanke të pajisura me optikë luftarake, kamionë ushtarakë dhe mjete të tjera që ishin nisur për në pikën kufitare të Jarinjës.

Për shkak të situatës së tensionuar në kufi, kryeministri Albin Kurti mbrëmjen e djeshme thirri me urgjencë në mbledhje Këshillin e Sigurisë së Kosovës, ku siç u bë me dije u diskutua për koordinimin e mëtejshëm të veprimeve që do të ndërmerren në lidhje me situatën e krijuar në veri të vendit.

Në mbledhje u vendos që të ruhet rendi dhe siguria publike në të gjithë territorin e Kosovës nga të gjitha institucionet.

“Në mbledhje u shqyrtua situata e sigurisë në Republikën e Kosovës pas fillimit të zbatimit të vendimit për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë. Në veçanti u diskutua koordinimi i mëtejmë i veprimeve strategjike në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë  në vend. Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhej në njoftimin e qeverisë.

Kryeministri Rama ditën e hënë ka lajmëruar se do vizitojë Kosovën:

E teksa ndodhemi në këtë “vorbull” të ngjarjeve, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të vizitojnë nesër Prishtinën. Kjo do jetë vizita e parë e Ramës në Kosovë pas marrjes së mandatit të tretë.

Qytetari serb për situatën në veryi ja vendos Abin Kurtit dhe Vuçiçit:

“Situata nuk është aq e keqe. Diçka ka me qenë mirë, Njësia Speciale e Kosovës ROSU është njësia e jonë, e Kosovës që e pranojnë të gjitha organizatat botërore. Serbia është e vërtetë që nuk e pranon mirëpo ne duhet të jetojmë me shqiptarët. Si unë që i kam targat KM (Kosovë e Metohi) unë jam shembulli konkret, askush nuk më pengon me këto targa as shqiptarët as ROSU-ja askush, lirisht po udhëtoj”, tha ai.

Sulmon ministri serb: Për të nisur luftën mjafton një budalla dhe ai quhet Albin Kurti!

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, e ka quajtur “budalla”, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ka folur rreth zhvillimeve në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Vulin ka thënë se nevojitet vetëm një budalla për ta ndezur luftën, dhe se ai person është kryeministri Kurti.

A është ky  “Open Balkan” për të cillën po punohet prej kohësh:

Në Forumin ekonomik në Shkup, një prej çështjeve që u vendos është edhe emërtimi i ri i nismës së njohur si “Mini-Schengen”. Emërtimi i ri u finalizua si “Open Balkan” (Ballkani i hapur).

Ndërkohë dy marrëveshje të reja dhe një memorandum u firmosën nga tre krerë të tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilët janë janë mbledhur në Shkup për Forumin Ekonomik të Bashkëpunimit Rajonal.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, homologu i tij maqedonas Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Alexander Vuçiç, kanë konkretizuar dy marrëveshje të reja në kuadër të implementimit të katër lirive themelore të Bashkimit Evropian.

Marrëveshja e parë dhe më e rëndësishme, është ajo e tregtisë së lirë midis tre vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në vitin 2023 do të hyjë në fuqi kalimi tërësisht i lirë i qytetarëve dhe mallrave midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Korsi të shpejta”, do të quhen pikat e dedikuara doganores për të lejuar lëvizjen e lirë midis tre shteteve. Pritet që janari i vitit 2023, të faktojë marrëveshjen dhe të lejojë lëvizjen e lirë. Marrëveshja e dytë është ajo në kuadër të “agjendës së gjelbër”.

Në të, përfshihet mbrojtja dhe shpëtimi nga katastrofat natyrore për Ballkanin Perëndimor. Kjo agjendë synon njëkohësisht njehsimin me atë evropiane.

Memorandumi, i përket lirisë së punës në tre vendet. Për shkak se Serbia dhe Maqedonia e Veriut ende nuk e kanë përshtatur legjislacionin me atë të Shqipërisë, pritet që ky memorandum të kthehet në marrëveshje pasi dy vendet e tjera ta kenë përafruar ligjin.

Kur më pas të kthehet në marrëveshje dhe të hyjë në fuqi, qytetarët e tre vendeve nuk do të kenë më pengesa në gjetjen e punës midis tre shteteve. Pra, një koncept tërësisht identik me atë të Bashkimit Evropian.

Presidenti Gjukanoviç: Vuçiç e do Kosovën pa shqiptar e Malin e Zi pa malazezë?

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq e akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç se e donte Kosovën pa shqiptarë e Malin e zi pa Malazezë.

Sipas tij, raporton Koha.net , Vuçiç e konsideron kthimin e Malit të Zi në Serbi kompensimin e vetëm për Kosovën.

Në një intervistë për “Jutarnji”, Gjukanoviç ka thënë se Serbia dhe Rusia duan të kenë nën kontroll Malin e Zi:

“Serbia sepse mendon se është koha e duhur për të bërë rivizatim kufijsh në Ballkan e Rusia që të dërgojë mesazh për NATO-n, BE-në e shtetet në rajon”.

“Ata do të donin ta kishin Kosovën, por pa shqiptarët. Siç do ta donin Malin e Zi, por pa malazezët. Është e qartë se për Beogradin, Mali i Zi do të ishte kompensimi i vetëm real për Kosovën”, shtoi ai.

Përfundimi:

A janë avionët dhe tanket përmbi qytetarët e Kosvës pjesë e “Open Balkan”?

A kishte të drejtë Albin Kurti që nuk iu bashkua kësaj nisme?

Çfarë do të thotë Edi RAMA nesër para popullit të Kosovës?

A do ta braktisin gazetarët kosovar Ramën, pasi ai nuk i lejoi të flisnin gjatë vizitës së kancelares Merkel?

Të gjitha këtyre pyetjeve do ti marrijm përgjigjet ditën e nesërme, tashmë është momenti deçiziv se cfarë do ndodhë me Ballkanin./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore