Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Alarmi/ Kroçerat kthejnë në tualet plazhet shqiptare, hedhin pa kriter ujërat e zeza në det, ndërsa shteti fle

Alarmi/ Kroçerat kthejnë në tualet plazhet shqiptare, hedhin pa

Në pikun e sezonit turistik, kroçerat e shumta që udhëtojnë përgjatë bregdetit shqiptar derdhin pa kriter ujërat e zeza, fekalet e pasagjerëve duke shkelur ligjin dhe ndotur ambientin.

Prej ditësh në zonën e jugut të Shqipërisë, pushuesit kanë shprehur shqetësimin e tyre se nuk po bëjnë dot plazh për shkak të ndotjes së plazhit nga mbetjet e kroçerave. Kjo situatë është në zonën e Palasës, në këtë video të dërguar nga gazeta Shqip nga pushuesit që shprehen se janë të alarmuar nga kjo situatë.

Deti vijon të ndotet herë pas herë nga ujërat e zeza të derdhura nga kroçerat apo anijet turistike që lundrojnë në zonë dhe kjo sipas banorëve të zonës bëhet me qëllim për të prishur sezonin turistik.

Pushuesit e përshkruajnë situatën si të neveritshme, ndërsa ujërat e zeza e dëmtuar plazhin. Një situatë e ngjashme u raportua edhe pak ditë më parë, kur pushuesit dhe bizneset thanë se kjo gjendje po i detyron të braktisin plazhin.

Ka më se dy javë që kjo situatë vihet re si në Palasë dhe në Borsh, por shteti hesht dhe nuk ndërmerr asnjë masë ndaj anijeve të huaja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore