Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Alarmi/ Koronavirusi futet në shkolla, infektohen mësues dhe nxënës në disa qytete të vendit

Alarmi/ Koronavirusi futet në shkolla, infektohen mësues dhe

Hapja e shkollave është pasuar me një rritje të rasteve me koronavirus në të gjithë vendin. Sipas informacioneve, ka patur disa raste të infektimeve në radhët e mësuesve dhe nxënësve kryesisht në shkollat e mesme.

Në Poliçan raportohet për 4 mësues të infektuar, ndërsa fatmirësisht rastet nuk janë përhapur edhe tek nxënësit.

Në Gjirokastër, infektimi i një gjimnazisteje ka bërë që e gjitha klasa dhe disa mësues të bëjnë tamponin për të verifikuar nëse të tjerë të prekur nga koronavirusi.

Edhe Pogradeci ka regjistruar një nxënës të infektuar, I cili raportohet se është kontakt I një prej 3 punonjëseve të një fasonerie që rezultuan pozitive me COVID-19.

COVID është futur edhe në Universitetin e Vlorës, ndërsa raportohet për të infektuar edhe në Bulqizë. Më poshtë do gjeni një përmbledhje të rasteve nga Gazeta SHQIP.

4 mësues të infektuar në Poliçan

4 mësues në një shkollë 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan kanë rezultuar të infektuar me Coronavirus. Mësuesit udhëtonin të gjithë së bashku në të njëjtin automjet për të shkuar në punë drejt fshatit Mbrakull dhe ditën që kanë shfaqur edhe shenjat e para të sëmundjes kanë qënë në punë.

Pas kryerjes së tamponit ata kanë rezultuar të katërt “pozitivë”. Menjëherë pas kësaj,mësuesit janë karantinuar,ndërkohë që janë karantinuar edhe disa kolegë të tyre që rezultojnë të jenë kontakte të afërta me ta si dhe disa nxënës. 

Infektohet gjimnazistja në Gjirokastër

Një nxënëse e gjimnazit “Siri Shapllo” në Gjirokastër është konstatuar pozitive me koronavirus.

Nxënësja e vitit të tretë ka patur simptoma, gjë e cila ka bërë që mjekët të kërkojnë bërjen e tamponit, që ka rezultuar pozitiv.

Rrjedhimisht, DSHP ka vendosur që të testojë të gjithë klasën dhe mësuesit për të verifikuar nëse të tjerë të prekur nga koronavirusi.

1 nxënës i infektuar në Pogradec

Koronavirusi ka prekur edhe një nxënës në Pogradec. Sipas burimeve mësohet se nxënësi i infektuar është kontakt i një prej punonjësve të fasonerive dhe ai nuk është paraqitur asnjë ditë në shkollë.

Më herët u raportua se në këtë qytet janë infektuar tre punonjëse të një fasonerie dhe njëri prej të infektuarve është kontakt i nxënësit.

5 mësues dhe 1 nxënës të infektuar në Bulqizë

Po ashtu në Bulqizë rezultojnë pozitiv me Covid 19, 5 mësues në shkollën “Shefqet Tançi”.

Mësohet se ka rezultuar pozitiv edhe një nxënës në shkollën e Çerenecit.

COVID prek universitetin e Vlorës

Koronavirusi ka prekur edhe Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë. Burimet bëjnë të ditur se pas konfirmimit të tre rasteve pozitivë është mbyllur kati i parë dhe i dytë i këtij universiteti, si dhe godina e Rektoratit. Po ashtu është mbyllur edhe departamenti i Biologjisë në këtë universitet.

Shkollat e larta ende nuk kanë nisur vitin akademik, por përsëri janë raportuar raste të infeksioneve.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore