Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Alarmi i mjekëve: Kurba e rasteve me Covid rritet në mesin e shtatorit, problem të rinjtë asimptomatikë

Alarmi i mjekëve: Kurba e rasteve me Covid rritet në mesin e

Me mbylljen zyrtarisht të sezonit veror, epidemiologët thonë se pritet rritje e rasteve pozitive me covid 19. Arsyeja sipas tyre ka të bëjë me periudhën e inkubacionit të virusit i cili kërkon të paktën 2 javë të shfaqë simptomat në organizëm. Të pyetur nga gazeta "Shqip" mjekët infeksionistë në QSUT konfirmuan se plazhi është një prej shkaqeve të rasteve të reja që pritet ta rrisin kurbën në dy javëshin e parë tës shtatorit.

"Në fund të gushtit kthehen nga plazhi pothuajse të gjithë dhe 2 javët e para të shtatorit do të konfirmojnë frikën që kemi pasur të gjithë, infektimin në plazh si pasojë e mosruajtjes së distancës fizike", thanë burimet për "Shqip".

Sipas tyre, është pikërisht kjo kategori, kryesisht të rinj që ndonëse nuk shfaqin shenja të koronavirusit, analizat e laboratorit konfirmojnë prezencën e virusit në organizëm për shkak të ndryshimit të parametrave specifikë të gjakut, sic janë limfocitet apo neutrocitet, rritja e numrit të rruazave të bardha apo trombet, çka vënë në rrezik shëndetin.

"Por kjo kategori është rrezikon të përhapë virusin pasi refuzon mjekimin që për hir të s? vërtetës është i shtrenjtë. Ata vijojnë jetën normalisht duke rrezikuar infektimin e personave që takojnë", thonë infeksionistët për "Shqip".

Specialistët rekomandojnë kontrolle periodike për të matur ngarkesën virale në gjak. Sipas tyre, kapja sa më shpejt e infeksionit rrit mundësinë për luftimin e tij dhe zvogëlon shanset që ai të sulmojë organet e tjera.

"Çdokush që është kthyer nga plazhi, u rekomandohet patjetër kryerja e analizave të gjakut, gjak komplet me formulë dhe analiza e proteinës reaktive CPR që tregon përgjigjen e organizmit ndaj një prekje e mundshme e virusit. Nëse mjekohen herët asnjë rrezik nuk shkakton virusi covid por kalon lehtë si një sëmundje gripi e zakonshme", thonë mjekët.

Me ardhjen e vjeshtës fillon dhe qarkullimi stinor i virozave e viruseve të gripit që nëse mbivendosen bashkë me virusin covid 19 shkaktojnë probleme serioze, nëse neglizhohen.

Ndaj apeli i mjekëve është sidomos për të rinjtë që të rrisin kujdesin shëndetësor e të kujdesen për veten e të afërmit.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore