Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Alarmi i Interpol/ “Panterat rozë”, rrjeti ndërkombëtar me 200 anëtarë që vjedh 350 milionë euro ar dhe diamante

Alarmi i Interpol/ “Panterat rozë”, rrjeti

“Panterat Rozë” ishte nofka që iu vu nga INTERPOL një rrjeti ndërkombëtar hajdutësh që vidhnin argjendari dhe ora. Ky rrjet kishte rreth 200 anëtarë dhe ndihmës (plus edhe shumë bashkëpunëtorë të tjerë), dhe gati të gjithë vinin nga Ballkani perëndimor.

Ky grup ishte autor i disa prej vjedhjeve më të mëdha dhe më të guximshme të argjendarive dhe gurëve të çmuar të të gjitha kohërave, dhe zhvillonte aktivitetin e tij në disa shtete dhe në disa kontinente. Sipas burimeve të ndryshme, ky grup ishte përgjegjës për vjedhjen e më shumë se 350 milionë eurove në ar dhe diamante.

Kishte dyshime se disa nga grabitjet e kryera nga ky grup mund të ishin porositur nga persona të tretë në shtete të pasura të Evropës. Shumë nga anëtarët e grupit flisnin disa gjuhë të huaja, mbanin me vete disa pasaporta të rreme. Ata kishin përvojë e stërvitje ushtarake, dhe disa prej tyre kishin një të kaluar të dhunshme që nga koha e luftërave në Jugosllavi.

Sipas një personi që kishte lidhje me këtë rrjet, një nga arsyet e angazhimit të disa personave në aktivitet kriminal ishin inati dhe hakmarrja. “Jugosllavia ishte një shtet pasaporta e të cilit vlente më shumë se e çdo vendi tjetër në Evropë… Pastaj, papritur e papandehur u shemb e gjitha. U kthyem në qytetarë të klasit të tretë. Na konsideronin si egërsira. E gjithë kjo na ndezi urrejtjen. Nganjëherë i hynim asaj pune vetëm për hakmarrje”.

Duket se Panterat Rozë ishin më tepër një rrjet, sesa një grup i mirëfilltë i krimit të organizuar, pa krerë apo udhëheqje të përcaktuar qartë. Sipas një personi që e njihte mirë këtë rrjet, “struktura organizative e Panterave i ngjasonte një oktapodi”. Brenda grupit kishte edhe persona më të rëndësishëm se pjesa tjetër, dhe që mund të konsiderohen si hajdutë ‘mjeshtër’, por nuk është se ata ushtronin ndonjë autoritet apo kontroll mbi anëtarët e tjerë të rrjetit kriminal.

Vjedhjet zhvilloheshin zakonisht nga celula që ndodheshin që më parë në shtetin ku do të zhvillohej grabitja, apo në vendet fqinje. Sidoqoftë, grabitësit shpesh ktheheshin në vendin e tyre në Malin e Zi (shumica e tyre në Cetinje), ose në Serbi (veçanërisht në qytetin e Nishit), ku qëndronin ‘në pritje’ deri sa të vinte koha për vjedhjen tjetër. Duket se shumë prej tyre kishin kontakte dhe apartamente në Itali.

INTERPOL ndërmori një operacion të madh kundër këtij grupi në vitin 2007, dhe kjo e dëmtoi rëndë këtë rrjet hajdutësh, por ka të dhëna se disa nga anëtarët mund të jenë akoma duke zhvilluar aktivitetin e tyre.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore