Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Akuzat e Bashës/ Kryeprokurorja Imeraj: Sulme personale për shkak të dosjeve që ka, përballemi në Gjykatë

Akuzat e Bashës/ Kryeprokurorja Imeraj: Sulme personale për shkak

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke i cilësuar si sulmet personale.

Në një përgjigje për News 24, Imeraj thekson se Basha ka dosje në Prokurorinë e Tiranës.

“Presion që i bëhet një prokurore që ka 17 vjet në detyrë, që ka hetuar Saimir Tahirin e Shullazin. Deklarata e Bashës është sulm personal për shkak të dosjeve që ka në Prokurorinë e Tiranës, dhe për këto akuza do të përballet në Gjykatë”- shkruan kryeprokurorja e Tiranës.

Në emisionin Real Story, Basha sulmoi Imerajn, duke e cilësuar “ikonë e korrupsionit dhe e krimit. Edhe ky është një shqetësim që nuk e kam vetëm unë e kanë dhe partnerët tanë, e kuptojnë dhe ata”.

Elisabeta Imeraj së fundmi kaloi shkallën e parë të procesit të Vettingut, ku Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e vlerësoi në të re shtyllat, duke u konfirmuar unanimisht trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare.

Gjithashtu Këshilli i Lartë i Prokurorisë e emëroi Imerajn në krye të Prokurorisë së Tiranës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore