
AKSIDENTI FATAL/ Dy trenë përplasen në Greqi, 36 të vdekur në 3 vagonët e parë, 3 ditë zie kombëtare
Dy trena u përplasën kokë më kokë në Greqi duke vrarë të paktën 36 persona dhe duke plagosur 85 të tjerë vonë të martën mbrëma në 'aksidentin më të rëndë të trenave që Greqia ka njohur ndonjëherë'.
Një tren pasagjerësh që udhëtonte nga Athina për në qytetin verior të Selanikut dhe një tren mallrash nga Selaniku në Larisa, u përplasën me njëri-tjetrin në Tempe - jashtë qytetit të Larisës në Greqinë qendrore - tha guvernatori i rajonit të Thesalisë.
“Përplasja ishte shumë e fortë”, tha guvernatori Konstantinos Agorastos për TV SKAI, duke shtuar se katër vagonët e parë të trenit të pasagjerëve kishin dalë nga shinat, ndërsa dy vagonët e parë ishin “pothuajse tërësisht të shkatërruar”.
“Ishte një përplasje shumë e fuqishme. Kjo është një natë e tmerrshme... Është e vështirë të përshkruhet skena”, tha ai. "Pjesa e përparme e trenit u shkatërrua... Ne po marrim vinça për të hyrë dhe pajisje të posaçme që ngrenë vagonat hekurudhore'
Shkaku i përplasjes hekurudhore më vdekjeprurëse në Greqi në dekada mbetet ende i paqartë. Mediat lokale raportuan se rreth 350 persona po udhëtonin në trenin e pasagjerëve, i cili u nis nga Athina rreth orës 05:30. Ndërsa zbardh, nuk ishte e qartë se sa ishin ende të pagjetur. Agorastos tha se rreth 250 pasagjerë u evakuuan në mënyrë të sigurt në Selanik me autobusë.
Mediat greke thanë se kishin transportuar shumë studentë që ktheheshin në Selanik pas një fundjave të gjatë pushimi pasi festuan karnavalet gjatë fundjavës.
Transmetuesi SKAI tregoi pamjet e vagonëve të dalë nga shinat, të dëmtuara rëndë me xhama të thyer dhe shtëllunga të mëdha tymi.
“Kishte panik, njerëzit po bërtisnin”, tha një i ri i cili u evakuua në një urë aty pranë për TV SKAI.
“Ishte si një tërmet”, tha për ERT Angelos Tsiamouras, një tjetër pasagjer.
“Po jetojmë një tragjedi. Po nxjerrim njerëz të gjallë, të plagosur...ka të vdekur. Këtu do të jemi gjithë natën, derisa të mbarojmë, derisa të gjejmë personin e fundit”, tha një punonjës vullnetar shpëtimi për transmetuesin shtetëror ERT.

E FUNDIT/ Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >


E FUNDIT/ Ulen sërish nafta e benzina, ja sa do të jetë çmimi i karburanteve
Historia e plotë >

Arrestohet kryebashkiaku i Bulqizës pas urdhrit të SPAK (Emri+Foto)
Historia e plotë >


Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >
Kryemadhi fshehu paratë në Zvicër/ Kaloi në këmbë kufirin, të kalonte pa...
Historia e plotë >
Moti bën kthesën e madhe, ja çfarë pritet të ndodhë nesër me temperaturat

Të dielën ndryshon ora, ja si do të lëvizin akrepat?

Këmbimi valutor 20 mars 2023/ Nuk lëvizin monedhat e huaja, çfarë po ndodh me euron dhe dollarin?
Aktualitet



E zuri kamioni poshtë, ky është mekaniku që humbi jetën në Kurbin
Historia e plotë >
