Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Aida Hajnaj merr zyrtarisht drejtimin e BKH-së, sfida e parë: Zgjedhja e 60 oficerëve të FBI-së shqiptare

Aida Hajnaj merr zyrtarisht drejtimin e BKH-së, sfida e parë: Zgjedhja

Aida Hajnaj është zyrtarisht drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Paraditen e së martës, ish-numri dy i Policisë së Shtetit  është prezantuar me drejtuesin e SPAK-ut Arben Krajën. Mësohet se brenda kësaj jave, Hajnaj  do të hartojë një rregullore të brendshme për mënyrën e funksionimit të institucionit.

Gjithashtu referuar burimeve mësohet se brenda pak ditësh, numri një i BKH-së pritet të çelë edhe garën për 60 oficerë që do të jenë pjesë e kësaj strukture, e quajtur ndryshe si FBI-ja shqiptare.

Të gjithë  kandidatët  do t'i duhet të plotësojnë disa kritere të forta, siç janë pastërtia e figurës, aftësitë profesionale dhe pasuria. Gjithashtu kandidatët që aspirojnë të bëhen pjese e BKH-së  do i nënshtrohen një sërë provimesh, përfshirë edhe testimin e gjendjes fizike dhe testin e poligrafit ose makinës të së vërtetës.

Më pas do të jetë një komision i posaçëm, i përbërë nga dy prokurë të SPAK dhe një gjyqtar i Gjykatës së Posaçme që do të bëjnë përzgjedhjen e tyre. Pjesë e Byrosë  mund të bëhen  të  gjithë  ata oficerë  të  policisë  gjyqësore  që ushtrojnë detyrën në prokurori, si dhe të gjithë  oficerët e policisë që kanë përfunduar akademinë dhe kanë të paktën një vit eksperiencë pune.

Struktura ka një ngjashmëri me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara dhe për këtë të përzgjedhurit do të trajnohen në akademinë e  FBI-së në Virxhinia.

BKH është policia gjyqësore  e prokurorisë së posaçme që do të kryejë të gjitha veprimet hetimore. Referuar ligjit, kjo  strukturë në rast shkelje do të hetojë edhe prokurorët e SPAK.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore