Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

"A i morët frutat? Këta janë vari...", bisedat që e “fundosën” biznesmenin e bananeve, Çekaj ankimon dënimin me 14 vite burg

"A i morët frutat? Këta janë vari...", bisedat që

Arbër Çekaj ka apeluar në vendimin e Gjykatës që e dënoi me 14 vite burg. Biznesmeni i bananeve, Çekaj ankimoi në Gjykatën e Apelit vendimin e Gjykatës së Posaçme që e akuzoi atë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Dy vite më parë në një kontejneri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën në pronësi të biznesmenit Çekaj. Gjithashtu, gjykata dha vendimin edhe për anëtarët e tjerë të kësaj dosje, ku Donaldo Lushaj u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg, ndërsa Armando Pezaku u dënua me 8 vjet e 8 muaj burg.

Gazeta “Shqip” ka mundësuar ankimin e Çekaj të bërë nëpërmjet avokat Maks Haxhia ku jepen pretendimet dhe rrëzohet akuza e prokurorisë dhe për pasojë dhe vendimi i Gjykatës. Në dokumentin prej 40 faqesh jepen edhe një pjesë e bisedave të përgjuara mes Çekaj dhe Donaldo Lushajt, ku biznesmeni i bananeve i cilëson si një kurth ndaj tij dhe firmës Arbi Garden. Çekaj u arestua në Duseldorf të Gjermanisë i akuzuar për 613 kg kokainë në Maminas.

Pjesa e përgjimeve

Nga transkriptimi i drejtë i bisedës del qartë komunikimi si më poshtë:

Donaldo 27/02/2018 17:52:35: Po më kërkojnë nr tëndë;

 Donaldo 27/02/2018 17:52:45: T'ju jap këtë

 Arbër  27/02/2018 17:53:10: Po

 Arbër  27/02/2018 17:53:19: Ky në What Up

 Arbër  27/02/2018 17:54:37:  004917620027457

 Arbër  27/02/2018 17:54:44: Ky është telefoni

 Arbër 27/02/2018 17:55:01: Ndërsa në Whats up është ky që po të shkruaj.

Arbër  27/02/2018 17:55:12   është zhvilluar një bisedë midis punonjësit të policisë dhe Arbër ÇEKAJ e cila ka zgjatur 00:02:46 por nuk është transkriptuar me qëllim nga ana e prokurorit dhe oficerëve të policisë gjyqësore.

Në këtë bisedë e cila ka zgjatur dy minuta e dyzetë e gjashtë sekonda (02:46) është komunikuar nga ana e oficerit të AntiNarkotikut, i cili i është prezantuar Arbër ÇEKAJ për funksionin e tij dhe e ka pyetur se ku ndodhej...

Rrjedha e bisedës së mësipërme të transkriptuar vazhdon si më poshtë:

Arbër  27/02/2018 18:09:36: Çfarë problemi ka?

Donaldo 27/02/2018 18:10:09: Se di akoma s’po mee thonë;

Arbër  27/02/2018 18:10:27: Ok

Arbër  27/02/2018 18:10:39: A i morët frutat

Arbër  27/02/2018 18:10:47: Apo akoma?

Donaldo 27/02/2018 18:11:12: Jo, jo janë shkarkuara jashtë frutat e ne po presim këtu te gjithë.

Arbër  27/02/2018 18:11:26: Ok

Arbër  27/02/2018 20:24:48: O vlla mbaruat?

Arbër  27/02/2018 20:24:58: Se ju lanë aty

Arbër  27/02/2018 20:25:33: Je që në mëngjes në punë;

Donaldo  27/02/2018 21:18:16: Jo me këtu jemi akoma i ngarkuam

Arbër  27/02/2018 21:18:35: Pse o vlla?

Arbër  27/02/2018 21:18:40: Çfarë kanë?

 Donaldo  27/02/2018 21:18:43:  E po presim te japin ok që të dalim

 Arbër  27/02/2018 21:18:52: A janë normal?

Arbër  27/02/2018 21:18:59: 12 ore aty

Donaldo  27/02/2018 21:19:23: Le se jemi ngrire (zënë)

Arbër  27/02/2018 21:19:35: Ma bëni hallall

 Donaldo  27/02/2018 21:19:42: Ka presim jemi besoj mbarojmë për nja gjysmë ore

 Donaldo  27/02/2018 21:19:42: Jo mo ça faji ke ti;

Arbër  27/02/2018 21:19:57: se nuk isha vet aty;

Donaldo  27/02/2018 21:19:59: po këta fisqira plera muti;

Arbër  27/02/2018 21:20:16: Po ku me e ditee unë se çmenden ata k**a;

Arbër  27/02/2018 21:20:25: Na kane marrë inat;

Arbër  27/02/2018 21:20:39: Tatimet, këta s’po kuptoj çfarë kanë?

Donaldo  27/02/2018 21:20:47: Vari k***in se për inat janë ka na e bëjnë për me marrë Lek;

Arbër  27/02/2018 21:21:02: asnjë leke mos jua jep;

Donaldo  27/02/2018 21:21:09: asnjë kafe s’ja u dhamë;

Donaldo  27/02/2018 21:21:13: se lek të harrojnë;

Arbër  27/02/2018 21:21:14: nëse ju lanë nje muaj atë

 Arbër  27/02/2018 21:21:20: Kontrolloni thuaj;

Arbër  27/02/2018 21:21:47: po për ditë me kontroll i kemi atje po aty po skaner tee gjitha tani çfarë duan ma shumë;

Arbër  27/02/2018 21:21:59: Shtet koti;

Donaldo  27/02/2018 21:22:09: Shtet hajdut;

Arbër  27/02/2018 21:23:14: ok më trego pra

Arbër  27/02/2018 21:23:29: Edhe a i ke punëtorët me shkarkue

 Arbër  27/02/2018 21:23:35: te puna

 Donaldo  27/02/2018 21:23:49: po te puna jane;

Arbër  27/02/2018 21:23:35: ok;

Arbër  27/02/2018 21:26:40: marrjau letrën e kontrollit;

Donaldo  27/02/2018 21:27:19: po po;

Arbër  27/02/2018 22:33:13: A mbaruat akoma?

Donaldo  27/02/2018 22:33:55: Jo jo po presim me sjell letrat akoma

Arbër  27/02/2018 22:34:14: A folët me ta?

 Arbër  27/02/2018 22:34:24: A janë normal o vlla?

Donaldo  27/02/2018 22:34:38: Ka presim me ardh te gjithë me firmos procesverbalin;

Arbër  27/02/2018 22:34:55: S'jemi skllevër ku k***in janë;

 Arbër  27/02/2018 22:35:12: Me i fut në gjyq;

Arbër  27/02/2018 22:35:40: Qënkan jo normal;

Donaldo  27/02/2018 22:36:09: Ishalla mbarojmë sonte njëher e vari k**n se ca me ju ba

Arbër  27/02/2018 22:36:09: Pse thonë s’bën sonte apo si

Donaldo  27/02/2018 22:36:47: Po shkon ora 11;

Arbër  27/02/2018 22:36:57: E di;

Donaldo  27/02/2018 22:36:58: Nuk të lënë me dalë pas orës 11;

 Arbër  27/02/2018 22:37:07: Po thirrju

Arbër  27/02/2018 22:37:12: Po thuaju o vëlla;

 Arbër  27/02/2018 22:37:17: Çfarë po bëni?

Arbër  27/02/2018 22:37:22: Me kënd je aty;

Donaldo  27/02/2018 22:37:28: S'kanë gjë në dorë këta;

 Donaldo  27/02/2018 22:37:39: Po presin me ardh nga Tirana;

Arbër  27/02/2018 22:37:40: Kush ka në dorë;

Donaldo  27/02/2018 22:37:47: Me Tosin jam;

Arbër  27/02/2018 22:37:52: Me ardhë pse?

Arbër  27/02/2018 22:38:01: A e kontrolluan?

Arbër  27/02/2018 22:37:20: Ai që fola me të tha jam nga Tirana;

Donaldo  27/02/2018 22:38:26: Po po me firmos procesverbalin ata që ishin ne Kontroll

Donaldo  27/02/2018 22:38:32: Ata po presim që fole ti?

Arbër  27/02/2018 22:38:35: Antinarkotiku;

Donaldo  27/02/2018 22:38:36: Me ardh me firmos;

Arbër  27/02/2018 22:38:35: Po a janë normal pse ikën pa firmos?

Arbër  27/02/2018 22:39:09: Kush jua ka numrat?

Arbër  27/02/2018 22:39:21: Nuk është Arlindi;

Donaldo  27/02/2018 22:39:42: Jo ka ik Arlindi se njëherë thanë mbaruam;

Donaldo  27/02/2018 22:39:50: S'di është e ngatërrume;

Pra nga rrjedha e komunikimit del shumë i qartë që fakti nuk është ashtu siç mundohet ta serviri organi i akuzës se Arbër CEKAJ dhe Donaldo LUSHAJ kanë qenë të shqetësuar për Narko Trafikun por fakti qëndron se kanë qenë vetë këta të Narko Trafikut të cilët kanë ushtruar kontrollin e kontejnerit dhe nga ana e Donaldos i është dhënë dhe numri i telefonit të Arbërit pasi është kërkuar nga një prej oficerëve të policisë së Narko Trafikut për të komunikuar.

"A i morët frutat? Këta janë vari...", bisedat që

Nga biseda del shumë qartë që Arbëri i ka dhënë numrin e telefonit Donaldos dhe pas këtij momenti siç del edhe transkriptimi i bisedës Arbër ÇEKAJ është telefonuar nga ky oficer policie, ku kanë komunikuar 2 minuta e 46 sekonda. Bisedë kjo e cila nuk është transkriptuar nga ana e organit të akuzës me qëllim siç është vepruar edhe në shumë prova të tjera... Më pas Donaldo është pyetur nga ana e Arbërit nëse kishin mbaruar punë dhe Donaldo i është përgjigjur që po presim të firmosin letrat e kontrollit këta të Narko Trafikut të cilët kishin bërë kontrollin e kontenierit, pasi kishin ikur pa firmosur.

12.86 Pra nga dinamika e komunikimit të drejtë midis Arbër ÇEKAJ dhe Donaldo LUSHAJ del shumë qartë që ata nuk kanë komunikuar të shqetësuar, por kanë komunikuar normalisht dhe Donaldo i është përgjigjur ineteresimit dhe pyetjeve të Arbërit në lidhje me procesin e punës që po ndodhte për kontejnerin. 

Argumenti i avokatit

Në analizë të këtij vendimi të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë por edhe vendimeve të cituara më lartë, arrijmë në përfundimin ligjor se organi i akuzës nuk mund ta bazojnë fajësinë e një personi duke u bazuar vetëm mbi një provë qoftë ajo edhe shkencore, por duhet të analizohet në raport me provat e tjera të administruara në gjykim.

A duhet të vërtetohen të gjitha veprat penale me prova direkte? Patjetër që veprat penale duhet të provohen me prova direkte sepse edhe konkluzioni përfundimtar ose fakti i konstatuar nga provat ndihmon në vërtetimin e objektivit përfundimtar.

Për të gjitha këto argumente që parashtruam çmojmë se nuk gjenden të konsumuara elementët e figurës së veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a 333/a/2, 334/1, të Kodit Penal.

Prandaj përfundimisht i kërkojmë gjykatës që të vlerësoj pretendimin tonë të argumentuar teorikisht dhe ligjërisht mbështetur në rrethanat në të cilën është zhvilluar ngjarja dhe provat e administruara kërkojmë ndryshimin e vendimit Nr..., datë 15.9.2020 të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe deklarimin e pafajshëm për të pandehurit Arbër ÇEKAJ.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore