Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Agron Shehaj kundër vetvetes!

Agron Shehaj kundër vetvetes!

Agron Shehaj tha se djegia e mandateve në shkurt të 2019-ës dhe më pas bojkotimi i zgjedhjeve vendore të qershorit të po atij viti ishin dy gabimet kryesore që i kushtuan humbjen Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

“Arsyeja e humbjes së zgjedhjeve djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale”, tha ai në konferencën për mediat të thirrur për shpalljen e kandidaturës dhe platformës së drejtimit të Partisë Demokratike.

Deklarata që fajëson këtë vendimmarrje të lidershipit për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të fundit bie ndesh me qëndrimin që Agron Shehaj ka mbajtur në 2019, sidomos sa i përket djegies së mandateve.

“Po dorëzojmë mandatet sepse u faktua mega korrupsioni prej 30 milionë eurosh dhe dolën përgjimet e blerjes së votave. Por askush nuk u arrestua. Rama, Gjiknuri, Dako, Sejdini, Balla, Ahmetaj dhe gjithe kupola e PS-se është e lidhur me krimin dhe e zhytur nelë korrupsion. Nxjerrja e tyre para drejtesise është prova e SPAK-ut. Braçe duhet të shqetësohet për shokët dhe për partinë e tij qe do përfundojnë keq. Sa për ne demokratët, tashmë jemi pa imunitet!”, shkruan ai në rrjetet sociale më 18 shkurt 2019.

Një ditë para kësaj deklarate, pra më 17 shkurt, të paktën publikisht Shehaj ishte pjesë e drejtuesve të PD-së që kërkonin hapin ekstrem të largimit nga Parlamenti.

“Kuvendi i sotëm nuk përfaqëson vullnetin e popullit, por të krimit. Ky Kuvend u kap nga krimi që pa lindur përmes vjedhjes së votave në bashkëpunim mes Edi Ramës dhe krimit. Prandaj, qeverisja e sotme është në shërbim të krimit dhe oligarkëve dhe jo popullit”, shkruante Shehaj, duke e justifikuar djegien e mandateve si hap për t’u dhënë mundësi shqiptarëve që të votojnë në kushte të lira e demokratike.

Në një postim të 2017-ës, pas humbjes së PD në zgjedhjet qendrore të atij viti, Shehaj kritikonte zërat në PD dolën kundër Bashës.

“Nxitimi për të dalë kundër kryetarit të Partisë Demokratike, pa u konfirmuar rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, tregon shumë për motivet e 'skuadrës së sulmit'. Një pjesë e tyre, gjatë zgjedhjeve kanë punuar kundër PD. Për njërin prej tyre, në Vlorë, e di se ka votuar, demonstrativisht, për LSI. Ata që sakrifikuan partinë, vetëm për të parë të rrëzuar kryetarin, i cili vendosi, me të drejtë, t'u ndërpresë, jo marrëdhënien me partinë, por ofiqet, sot flasin në emër të PD. Humbja është edhe e tyre, por ata nuk e pranojnë. Sepse, në çdo humbje ka edhe të shkuar. Unë e shoh veten si pjesë të humbjes; edhe pse prej vetëm 30 ditësh kam nderin dhe privilegjin të jem në Partinë Demokratike. Unë jam i djathtë, sepse e tillë është origjina ime dhe, sepse besoj te parimet e lirise individuale, të iniciativës private dhe vlerave perëndimore. Të cilat i mbron Partia Demokratike!”, shkruante ai.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore