Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

"Agjentja sekrete serbe ka kontakte me zv/kryeministrin e Kosovës"/ Drejtori i Sigurisë plas 'BOMBËN' në "Zona Zero"

"Agjentja sekrete serbe ka kontakte me zv/kryeministrin e

Drejtori për Sigurinë në Institutin e Kosovës për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi, i ftuar në një lidhje Skype ka zbuluar ekskluzivisht për emisionin “Zona Zero” në Top News, se ka informacione se agjentja e Shërbimit Sekret serb, Daniela Vuiçiç, ka kontakte me zv/kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Elezi i konfirmoi gazetarit Thimi Samarxhiu se ka informacione se agjentja serbe ka marrë pjesë në një takim biznesi, ku ka qenë edhe zv/kryeministri i Kosovës.

“Qytetarët e Kosovës duhet të dinë për një aktivitet të tillë. Meqë kanë heshtur lidhur me këtë i bie që kanë pranuar fajin.

Kjo është një çështje që prek direkt sigurinë kombëtare. Flitet edhe për një person të quajtur ‘Sasha’, që dyshohet se është një person kyç që merret me çështje operative të brendshme. Po ndajmë me publikun aq informacion sa na lejohet, kemi ndarë me publikun edhe e-mail-in dërguar zyrës së shtypit të zv/kryeministrit,” tha Elezi.

"Agjentja sekrete serbe ka kontakte me zv/kryeministrin e

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore