Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Administratorët e kunatit te Porti i Durrësit, Basha: Projekt fantazmë! Rama do të na ketë përballë dhe do ta ndalojmë

Administratorët e kunatit te Porti i Durrësit, Basha: Projekt

Lulzim Basha është akuzuar se ka lidhje me projektin e Portit të Durrësit përmes kunatit të tij, Erion Isufi. Kreu i PD-së përgjithësisht ka heshtur përballë këtyre akuzave, deri këtë të shtunë kur iu përgjigj nga Durrësi.

“Pse është çështja e Portit të Durrësit kaq e prekshme? E para punës se është një tjetër provë korrupsioni. Nëse ti ke qëllim të ndërtosh të hapësh vende pune dhe të pasurosh këtë qendër nuk i bën punët natën, nuk i kalon ligjet në mesnatë pa konsultim, nuk sjell këtu një sheik, por del para durrsakëve e shpalos planin”, tha Basha.

Sipas Bashës, ai është një projekt fantazmë me një grusht oligarkësh, që PD do të hedhë të gjitha hapat ligjorë e kushtetues që “të mos bëjë asnjë hap përpara”.

“Le ta dëgjojë edhe njëherë nga Durrësi Rama dhe shokët e tij të babëzitur që do na kenë përballë me të gjithë qytetarët për këtë projekt mafioz dhe nuk do ta lejojmë tjetërsimin e pronës që u takon durrsakëve dhe nuk do të lejojmë që oligarkët që shkojnë e vijnë mes Trekëndëshit të Bermudës të vazhdojnë të ushqejnë Foltoren e Ramën ditë e natë. Beteja jonë ka qëllim që t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve”, deklaroi Basha.

Basha lidhet me Portin e Durrësit përmes kunatit të tij, të paktën sipas dokumenteve të dorëzuar nga dy kompani në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve.

Janë katër emra që rezultojnë si në dokumentacionet e dorëzuar nga kompania Moveo Technology, ashtu edhe nga kompania Symphony Real Estate, që është ngritur për të zbatuar projektin e ndërtimit të Portit të ri të Durrësit. Moveo Technology zotërohet në masën e 40 për qind të aksioneve nga kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi së bashku me babanë e tij, Xhafer Isufi.

Emrat që dalin në dokumentacionet e të dyja kompanive fillojnë që me Oltjan Hoxhollin, administrator si te Moveo Albania Technology, por edhe te Symphony Real Estate, te kjo e fundit deri në datën 8 gusht të vitit të kaluar. Emrat e tjerë që autorizohen përmes prokurave të posaçme për të vepruar në emër të të dyja kompanive janë Elda Llambi, Ergisa Hasanbelliu dhe Andi Shyti.

Nga dokumentet rezulton se administrator i kompanisë Symphony Real Estate Development në Tiranë ka qenë deri më 8 gusht Oltjan Hoxholli, që njëkohësisht ka mbatur edhe postin e administratorit të kompanisë Moveo Albania Technology, e regjistruar më 25 mars 2019 dhe ku është aksioner Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës.

Ndërkohë, kompania Symphony Real Estate pritet që të shërbejë si agjenci imobiliare për shitjen, apo dhënien me qira të objekteve në Portin e Durrësit, pas përfundimit të ndërtimit të tij./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore