Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Administrata / Në 2020 u punësuan më shumë e u larguan më pak. Dekriminalizimi “këputi” 20 subjekte

Administrata / Në 2020 u punësuan më shumë e u larguan

Departamenti i Administratës Publike tejkaloi me më shumë se 350 vende rekrutimet e planifikuara për pozicione të nivelit ekzekutiv, nivelit bazë në shërbimin civil, kategorisë së mesme dhe të ulët drejtuese.

Shifrat dalin nga raporti vjetor që DAP ka dorëzuar në Kuvend. Sipas këtij raporti, DAP planifikonte që për nevojat e institucioneve të rekrutonte 880 punonjës në administratë përgjatë të gjithë vitit 2020. Por, shifra është tejkaluar duke punësuar 1237 vetë.

“Përkthyer në përqindje, rreth 76% e pozicioneve i përkasin nivelit ekzekutiv, pra nivelit bazë të pozicioneve në shërbimin civil dhe nga ku, me procedurë normale, hyjnë të gjithën nëpunësit e rinj të cilët i bashkohen administratës. Ndërkohë, rreth 17% e pozicioneve të përfshira në planin vjetor të rekrutimit i përkasin kategorisë së ulët drejtuese, rreth 6.7 % kategorisë së mesme dhe 0.3% Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues”, thuhet në raportin e DAP.

Administrata / Në 2020 u punësuan më shumë e u larguan

Raporti thotë se procesi i planifikimit vjetor u zhvillua rregullisht, por për shkak të pandemisë lindi nevovja për tejkalimin e planit.
.
“Për shkak të zhvillimeve të ndodhura dhe nevojave që lindin përgjatë vitit, në fakt u shpallën rreth 357 pozicione më tepër se sa ishin planifikuar”, thotë DAP.

Raporti gjen gjithashtu se përgjatë vitit të kaluar ka pasur një rënie të fortë largimesh nga administrata publike në krahasim me vitin 2019. Gjatë vitit 2020 janë liruar gjithsej 619 nëpunës civilë, nga rreth 900 të larguar përgjatë 2019-s.

Përgjatë vitit të kaluar, DAP ka administruar 2400 formularë të dekriminalizimin, nga ku ka 20 persona është gjetur se bien ndesh me përcaktimet e këtij ligji.

“Eshtë realizuar procesi i verifikimit paraprak të të dhënave të deklaruara në formularë nga subjektet vetëdeklaruese me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, si edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Më pas është vijuar me kërkesën për verifikimin e plotë të të dhënave të deklaruara nga këto subjekte, nga Prokuroria e Përgjithshme. Në përfundim të procesit të verifikimit, nga të emëruarit gjatë vitit 2020 rezultojnë 20 subjekte vetëdeklaruese të konstatuar në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik (ose 0.83 % e numrit total të subjekteve vetëdeklaruese për këtë vit)”, theksohet në raport.

Një problematikë tjetër që vërehet në raport është refuzimi i të shkarkuarve nga administrata që pasi fitojnë një gjyq të formës së prerë refuzojnë të rikthehen në administratë në pozicione të ngjashme, por përfitojnë pagën për një periudhë të caktuar kohore pa qenë pjesë e administratës.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore