Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Absurdi  në PD/ Komisioni i Rulit tenton të eleminojë Salianjin, edhe pse është më i votuari në Korçë nga demokratët

Absurdi  në PD/ Komisioni i Rulit tenton të eleminojë

Komisioni i Vlerësimit të Përzgjedhjes së kandidatëve në PD mësohet se ka propozuar skartuar 30% të listës së deputetëve demokratë që dolën në zgjedhjet e 2017-ës. Edhe pse një pjesë e tyre ndërmorën vendimin për të dorëzuar mandatin e deputetit duke iu përgjigjur dhe thirrjes së kryedemokratit Lulzim Basha, si një vullnet politik.

Ajo që bie në sy është vendimi i marrë për të eliminuar një nga zërat më të fortë në Partinë Demokratike, Ervin Salianjin. Të pesë anëtarët e këtij komisioni kanë votuar pro propozimit për t’ia paraqitur kryesisë së PD-së për të mos e përfshirë Salianjin në listat e ardhshme për kandidatët për deputetë.

Kjo duket si një absurd, pasi Salianji është kandidati më i votuar nga baza e PD-së në qytetin e Korçës, e cila me një proces të hapur votoi për skualifikimin e Klevis Balliut, një tjetër deputeti demokrat si dhe Eduart Kaprit, ish kryebashkiakut të Pogradecit.

Vetë Salianji një nga zërat më të fortë të PD-së në përballjen e denoncimin e çështjeve të forcave siç ishte rasti Babale u la jashtë këtij procesi. Ndërsa nuk dihet se çfarë kriteri ka vendosur Komisioni, duke mos njohur rolin e kontributin e Salianjit përgjatë këtyre 8 viteve, që nga përballja me gjyqet politike e deri tek kontributi i tij për krijimin e strukturave brenda partisë.

Inatet personale apo përplasjet e forta publike, ku dihet që Salianji ka qenë një nga zërat në PD ku ka kërkuar largimin e ish-ministrave të PD-së që qeverisën për tetë vite, duket se kanë shërbyer siç duket që Ruli dhe Nishani të votojnë kundër përfshirjes në listë të Salianjit.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore