Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

A rrezikohen të dhënat bankare të shqiptarëve? Eksperti Ardian Civici flet për pasojat e sulmeve kibernetike

A rrezikohen të dhënat bankare të shqiptarëve? Eksperti

Në kuadër të sulmeve kibernetike, gazetari Thimi Samarxhiu trajtoi sot në “Zona Zero” në Top News, temën e sigurisë së bankave.

Për të folur për këtë, kishte të ftuar në studio inxhinierin kompjuterik Erion Demiri, si dhe në lidhje skype rektorin e Universitetit Mesdhetar, Adrian Civici.

Sipas këtij të fundit, nuk ka vend për panik në radhët e qytetarëve, pasi sistemi bankar është ndër sektorët më të sigurtë dhe më të mirërregulluar.

“Sulm me përmasa të mëdha, jo vetëm në Shqipëri. Bëhet fjalë për një bllokim qoftë edhe të përkohshëm të funksionimit operativ të sistemit bankar, ose nxjerrje të dhënash për qytetarët. Nuk ka vend për panik për shqetësime për humbjen e parave, por edhe një sulm ndaj sistemit bankar në rastin më ekstrem do ishte një bllokim për disa orë, nuk ka vend për shqetësim pasi sistemi bankar ka masa mbrojtëse të avancuara. Situata nuk do agravohet, bankat janë ndër më të mirëndërtuarat, të mirëstrukturuarat. Edhe në situata shumë të vështira, sektori bankar ka qenë më i rregulluar dhe më stabël. Prandaj edhe nëse do ketë një sulm, do ketë në dy drejtime: nxjerrje të dhënash, por nuk cenon paratë e individëve, ose ndonjë ndërprerje disa orëshe,” tha Civici.

Ndërsa inxhinieri kompjuterit, Erion Demiri, u shpreh se mund të ketë bllokime për disa momente, por nuk preken të dhënat e klientëve.

“Erion Demiri, inxhinier kompjuterik: Bankat janë më të sigurta se sa sistemet e tjera, mund të ketë bllokime për disa momente, do ketë vonesa, do i duhet një farë kohe e shkurtër për të rimarrë veten. Pra këto sulme prekin vetëm sistemin nga jashtë, por nuk futen dot në të dhënat e klientëve të bankës, sepse sistemi i mbrojtjes është i avancuar,” u shpreh ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore