Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

A po zbehet suksesi i vaksinave kineze, çfarë po ndodh në Azi?

A po zbehet suksesi i vaksinave kineze, çfarë po ndodh në Azi?

Në të gjithë Azinë, vaksinat kineze kanë luajtur një rol vendimtar në imunizimin e njerëzve kundër Covid-19, ndërsa miliona persona kanë marrë doza të Sinovac ose Sinopharm.

Por, javët e fundit, shqetësimet janë rritur në lidhje me efikasitetin e tyre. Tani, disa vende aziatike që i kishin vaksinat kineze vendimtare në programet e tyre të imunizimit, kanë njoftuar se do të përdorin vaksina të tjera.

Masa ka ngritur pikëpyetje, jo vetëm nëse mund të besohet në vaksinat e Kinës, por gjithashtu edhe në lidhje me përpjekjet e saj për diplomacinë e vaksinave në Azi.

 Çfarë po ndodh në Tajlandë dhe Indonezi?

Javën e kaluar, Tajlanda njoftoi se po ndryshonte politikën e saj të vaksinave . Në vend që të marrin dy të doza në Sinovac, banorët tani do të marrin një përzierje të Sinovac dhe AstraZeneca. Punonjësit e shëndetësisë të cilët tashmë janë plotësisht të vaksinuar me Sinovac, do të marrin një dozë tjetër, si përforcuese.

Indonezia njoftoi gjithashtu, se do bënte një veprim të ngjashëm javën e kaluar. Vendimet pasuan raportet se qindra punonjës të kujdesit shëndetësor plotësisht të vaksinuar ishin infektuar me Covid, ndërsa disa kishin vdekur.

Të dy vendet, të cilat kanë parë shtrirje të ngadaltë të programeve të tyre të vaksinimit, janë duke luftuar me shpërthime të reja të covid. Tajlanda tani po raporton një numër rekord të infeksioneve dhe vdekjeve, ndërsa Indonezia - epiqendra e re e Covid në Azi - ka parë spitale të mbipopulluara dhe mungesë të oksigjenit, shkruan SHQIP.

Zyrtarët Tailandezë, përmendën studime lokale të cilat treguan se përzierja e vaksinave mund të rrisë imunitetin. Ministri i turizmit i Indonezisë, Sandiaga Uno, i tha BBC kohë më parë se vaksina Sinovac ishte "mjaft e efektshme". Por duke zgjedhur të ndërrojnë vaksinat, qeveritë Tailandeze dhe Indoneziane në thelb "po thonë se janë të shqetësuar për dështimin e vaksinës", tha Dale Fisher. Sidoqoftë, ai gjithashtu paralajmëroi se nuk kishte informacion të mjaftueshëm në lidhje me infeksionet dhe vdekjet e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe u kërkoi autoriteteve të kryejnë një "hetim të plotë". Sinovac ende nuk ka komentuar.

Që atëherë, Malajzia njoftoi se po kalonte në vaksinën e Pfizer pasi mbaroi furnizimet e saj në Sinovac. Por vende të tjera si Filipinet dhe Kamboxhia po vazhdojnë të përdorin vaksinat kineze.

A janë vaksinat kineze efektive?

Në provat klinike në të gjithë botën, vaksinat e Sinovac dhe Sinopharm kanë treguar se janë 50% deri 79% efektive në parandalimin e infeksionit simptomatik Covid.

Por ato janë ende shumë të efektshme në parandalimin e shtrimeve në spital ose vdekjeve. Studimet zbuluan se vaksina e Sinovac ishte 100% efektive në Brazil dhe 96 deri 98% efektive midis punëtorëve mjekësorë Indonezianë.

Fakti që ka ende infeksione të shumta tek njerëzit plotësisht të vaksinuar mund të jetë për shkak të disa faktorëve, thotë epidemiologu, Profesor Benjamin Cowling, nga Universiteti i Hong Kongut.

Njëra është se vaksinat kineze, si shumë vaksina të tjera, mund të zbehen në efikasitet me kalimin e kohës. Një studim tajlandez i nxjerrë këtë javë zbuloi se antitrupat tek personat e vaksinuar plotësisht me Sinovac bien çdo 40 ditë.

Mund të jetë gjithashtu për shkak të variantit më infektues Delta, i cili është zbuluar në 60% të rasteve të fundit në Indonezi dhe 26% të rasteve në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok.

Nuk ka ende të dhëna publike për efikasitetin e vaksinave kineze kundër ndonjë prej varianteve të Covid. Por studimet paraprake kanë sugjeruar që vaksinat si Sinopharm dhe Sinovac, mund të ofrojnë 20% më pak mbrojtje ndaj variantit Delta sesa kundër virusit origjinal, sipas Prof Cowling.

Asnjë vaksinë nuk është plotësisht efektive në parandalimin e infeksionit Covid, tha ai, dhe ndërsa vaksinat kineze "nuk janë 100% efektive, ato ende po shpëtojnë shumë jetë".

Si ndikon kjo në diplomacinë e vaksinave të Kinës?

Rajoni që ka marrë numrin më të madh të vaksinave kineze, Azia, ka qenë një faktor kryesor në strategjinë e diplomacisë së vaksinave të Kinës, shkruan SHQIP.

Më shumë se 30 vende aziatike kanë blerë ose marrë dhuratë vaksina nga Kina. Indonezia është një nga blerësit më të mëdhenj të vaksinave Sinovac në botë, pasi ka porositur 125 milion doza.

Padurimi i Kinës për të shitur ose dhuruar vaksina ka qenë "një përpjekje për të ndryshuar përceptimin që infeksionet u zbuluan për herë të parë në Wuhan dhe për të treguar se është një fuqi shkencore", tha eksperti i Kinës Ian Chong, nga Universiteti Kombëtar i Singaporit .

Me vendet e pasura që monopolizuan shumë nga porositë e hershme të vaksinave të tjera, shumë vende në Azi - veçanërisht ato më të varfrat - mirëpritën dozat kineze.

"Mendimi standard ishte se, pak mbrojtje është më të mirë se mos mbrojtja ", edhe pse në atë kohë të dhënat e efikasitetit nuk ishin të shkëlqyera", tha Dr Chong.

Vendimet e Tajlandës dhe Indonezisë për të kaluar në vaksina të tjera "potencialisht mund të 'shpojnë' imazhin e suksesit, duke shpërthyer flluskën e efektivitetit të vaksinave kineze, dhe në të vërtetë vë në pikëpyetje aftësinë teknike të Kinës", tha Dr Chong.

Qeveria kineze ende nuk ka bërë komente, por në të kaluarën ka insistuar që vaksinat e saj janë efektive.

Si po reagon publiku?

Të dy qeveritë e Tajlandës dhe Indonezisë po përballen me kritika në rritje rreth vaksinimit të ngadaltë dhe përkeqësimit të situatës së Covid.

"Tani për tani ka një numër në rritje të njerëzve që refuzojnë Sinovac, të cilët besojnë se nuk është efektive. Ekziston një mosbesim i madh ndaj qeverisë Tailandeze dhe çështja e vaksinës është politizuar rëndë.", tha Dr Arm Tungnirun, drejtor i Qendrës së Studimeve Kineze në Universitetin Chulalongkorn

Të Dielën, qindra protestues marshuan në Bangkok duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit dhe gjithashtu kërkuan që të silleshin vaksinat Pfizer ose Moderna.

Ekziston frika se raportet e fundit të rritjes së infeksioneve do të “ushqejnë” skepticizmin e përgjithshëm në vaksina.

Gjithsesi, ajo që thuhet nga të gjithë është se vaksinat kanë rol pozitiv, pavarësisht shkallës së efektivitetit./ BBC - Gazeta SHQIP

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore