
A po përhapen lajme të rreme nga PD, për të sfumuar Berishën?
“Sa të veshë e vërteta pantallonat, gënjeshtra i ka rënë botës rreth e qark”. Kjo shprehje u shkon për shtat lajmeve të rreme që janë përhapur jo në pak raste në këta muaj në Shqipëri.
Rasti i fundit ishte lajmi i publikuar te gazeta Panorama, sipas të cilit SPAK kishte kërkuar heqjen e mandateve për deputetët Fatmir Mediu dhe Alqi Bllakon. Gazeta Shqip provoi se bëhej fjalë për një lajm të rremë, që më pas u përgënjeshtrua edhe nga deputeti Bllako.
Ai tha se bëhet fjalë për një lajm të rremë dhe riciklim akuzash ndaj tij. Në të shumtën e rasteve, lajmet e rreme prodhojnë më shumë bujë, e rrjedhimisht më shumë klikime e vizitorë për portalin e median që e pasqyron atë online.
Por, lajmet e rreme nëpër portale jo gjithmonë kanë në prapavijë klikimet. Një pjesë e tyre bëhen për të krijuar zhurmë me synim mbulimin e një zhurme më të madhe. Zhurma e madhe këto ditë është protesta e thirrur nga Sali Berisha për të larguar nga selia e PD Lulzim Bashën.
Nëse lajmet e rreme të këtyre ditëve synojnë eklipsimin e kësaj zhurme, atëherë kuptohet lehtë se burimi i tyre është nga selia e Partisë Demokratike. Në fakt, në të shkuarën Lulzim Basha është përpjekur shpesh për të sfumuar lëvizjen e Sali Berishës.
Në kohën që ish-Kryeministri zhvillonte foltoret e tij me demokratët nëpër rrethe, Lulzim Basha shpërthente si kurrë më parë në foltoren e Parlamentit, duke akuzuar Ramën për korrupsion e duke përmendur edhe emra biznesmenësh, që sipas tij ishin oligarkë.
Qëllimi i akuzave duket se më shumë se luftë ndaj Ramës, ishte të prodhonin lajm dite për të mbushur portalet e rivalizuar foltoret e Berishës, sepse me të mbyllur fjalën në Kuvend, Lulzim Basha i harronte këto akuza.
Basha thërriste konferenca shtypi, bashkëbisedim me gazetarët e nxirrte mbështetësit e tij nëpër ekrane sa herë që në ekrane ishte Sali Berisha. Të njëjtën gjë bëri edhe këtë të premte. Pasi Sali Berisha “vizitoi” oborrin e PD-së dhe tha se të shtunën do ta nxjerrë prej zyrës “me pekule”, Lulzim Basha nxorri Gazment Bardhin për të denoncuar sërish kriminelët që shoqërojnë ish-Kryeministrin.
Pas Gazment Bardhit doli edhe vetë para gazetarëve për të përçuar mesazhin se ishte i përgatitur për çdo përballje me Sali Berishën. Mbetet për t’u parë të shtunën nëse përgatitja ndaj Sali Berishës është e vërtetë, apo ishte edhe kjo një deklaratë e radhës si ajo e akuzave me oligarkë që ka shqiptuar shpesh nga foltorja e Kuvendit./Gazeta Shqip









Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E përplasi mbrëmë 29-vjeçarja në Tiranë, ndërron jetë në spital 60-vjeça...
Historia e plotë >
Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Shqipëria ka përqindjen më të lartë të familjeve që nuk kanë mundësi të kursejnë, kryeson Europën Juglindore me 75%

Temperatura në rritje/ Si të reduktojmë dëmin e shkaktuar nga dielli këtë verë

19% e punonjësve me pagë në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë
Aktualitet




