Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

A po mbyllet hetimi ndaj Ilir Metës me procedurë?!

A po mbyllet hetimi ndaj Ilir Metës me procedurë?!

Komisioni Parlamentar për hetimin ndaj Presidentit Ilir Meta ka bërë të ditur se më 23 korrik do të çojë në seancë vendimin për të kërkuar shkarkimin e kreut të shtetit.

Raporti final i komisionit do të miratohet me 18 korrik, por në mbledhjen online ka pasur disa diskutime që nuk shkonin në mënyrë lineare me kreun Ulsi Manja.

Mos dakordësi për raportin përfundimtar është vënë re jo vetëm tek anëtarët e komisionit që i përkasin opozitës parlamentare, por edhe brenda mazhorancës.

Ish-kryeministri Bashkim Fino ka zhvilluar disa polemika me kreun e komisionit Manja, pikërisht për raportin. Manja ka deklaruar se komisioni do të mbyllë raportin e tij më 18 korrik që ta çojë në Kuvend më datë 23, pasi 31 korriku është kufiri maksimal ligjor.

Gjithashtu Manja ka bërë të ditur se në raport do të futet edhe raporti i komisionit të Venecias, në lidhje me qëndrimet e Presidentit për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

Nëse ndodh kjo atëherë, çështja komplikohet më shumë, ngaqë Komisioni i Venecias ka theksuar se vendimi i Presidentit nuk është shkak për shkarkimin e tij, edhe pse bën të ditur se ka tejkalim të kompetencave.

Komisioni i Venecias në fund i kërkon Kuvendit që të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që të shprehet për zgjedhjet e 30 qershorit, e më pas të vendosë për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Por edhe nëse Parlamenti voton për të shkarkuar Presidentin e Republikës, sërish do të duhet që Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse e ka shkelur apo jo Kushtetutën Ilir Meta.

Me një fjalë, të gjitha rrugët të çojnë në Kushtetuese. Por çështja është sesi do ta luajë lojën Kuvendi: përkatësisht mazhoranca, nëse do të vendosë vendimin e Venecias, e zbut edhe më shumë atë vullnet që është shprehur në fillim për ta shkarkuar Ilir Metën.

Pra i bie sipas gjasave që Komisioni Hetimor të mos çojë në përfundim shkarkimin, por thjesht të kërkojë një mendim nga Kushtetuesja për këtë çështje.

E Gjykatës që interpreton ligjin themeltar të shtetit, i janë bërë kapicë kërkesat ligjore për interpretim në përplasjen mes mazhorancës e Ilir Metës; që nga problem me dekretimin e ministrave, zgjedhjet e 30 qershorit e çështje të tjera.

Por Gjykata Kushtetuese është larg së mbërrituri kushtet për të marrë një vendim për të gjithë këto çështje, që thjesht nga afati kohor nuk e mbërrijnë kufirin e këtij viti.

Kështu që duket se të gjithë përplasjet politike të shkojnë në kalenda, e në fund të pezullohen për çështje procedurale.

Pasi nëse Kuvendi ka vendim të qartë për shkarkimin e Presidentit, atëherë do të duhet që Parlamenti të bëjë çmos për të ngritur mazhorancën e anëtarëve të Kushtetueses e të kërkoj një vendim prioritar për këtë çështje.

Por futja e Venecias në mes, i ngjan procesit të lavatriçes, kur ilaçit të rrobave i futet një zbutës, thjesht për një aromë, pasi në fund procesi është i njëjtë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore