Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

A po i trembet Ilir Meta vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

A po i trembet Ilir Meta vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Presidenti Ilir Meta doli sot në një konferencë për mediat duke anatemuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sa i përket certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Zgjedhje këto që nuk njihen nga presidenti Meta, pasi ai nxori një dekret për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke nxjerrë një dekret të dytë.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar ku u publikua në Fletoren Zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese, presidenti Meta nuk ka marrë asnjë iniciativë për të nisur konsultimet me partitë politike, edhe ligji nuk e detyron, për të caktuar një datë zgjedhje konsensuale për 6 bashkitë që kanë mbetur pa një kryetar.

Sot kreu i shtetit sulmoi ashpër gjykatën Kushtetuese për mos marrjen e vendimit të thelluar. "Vendimi për çështjen e zgjedhjeve vendore, Gjykata Kushtetuese tregoi që aq këllqe kishte. Me vendimmarrjen e saj, Gjykata Kushtetuese, nuk pati vullnet ta zgjidhte këtë çështje përmes juridiksionit gjyqësor kushtetues, por ia la sërish çështjen, juridiksionit “politik”", tha presidenti.

Meta po bën përpjekjen e fundit për të shtyrë në kohë dekretimin e zgjedhjeve lokale të pjesshme, duke iu drejtuar KQZ-së për të pasur një njoftim zyrtar mbi vakancat e krijuara në 6 bashkitë e vendit. Por me kthimin zyrtar të përgjigjes nga KQZ, Meta është i detyruar që brenda 48 orëve të shpallë zgjedhjet në këto njësi vendore.

Por ky sulm i Gjykatës Kushtetuese realizohet pikërisht katër ditë përpara se ky institucion të nisë shqyrtimin për kërkesën e paraqitur nga Parlamenti për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit.

Më 18 janar do të nisë shqyrtimi i çështjes dhe përballja mes palëve. Por presidenti ndërkohë ka nisur që tani sulmet ndaj këtij institucioni dhe duket se i frigohet vendimit që mund të anojë pro Parlamentit. Madje ai paralajmëroi dhe lëvizje të tjera ndaj kësaj gjykate. Një ditë më parë, njoftoi vakancën e anëtarit Kalo, duke hapur procedurat e reja për zëvendësimin e tij.

Edhe pse mund të jetë një proces i gjatë, kjo gjykatë zyrtarisht në prill bëhet me dy anëtarë që iu ka mbaruar mandati,  Kalo dhe Tushe, edhe pse qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit. Kjo situatë me një gjykatë të pa plotë mund të përbëjë si argument për presidentin për ta ankimuar vendimin në Gjykatën Europiane.

Ai e ka paralajmëruar një gjë të tillë edhe sot gjatë konferencës për shtyp, edhe pse në mënyrë të moderuar.

"Zero! Zero çështje për Presidentin e Republikës në Gjykatën Kushtetuese dhe kudo! Zero! Zero! Zero! Ata që duan të spostojnë vëmendjen nga probleme të tjera, jo! Problemi në Shqipëri është vota e lirë! Ka Gjykatë Kushtetuese në Shqipëri: Është çështja e saj, le të bëjë punën e saj dhe unë nuk dua të merrem më me këtë çështje! Ka Gjykatë Evropiane? Nuk ka asnjë problem! Në qoftë se do të kishte thënë gjykata se dekretet e Presidentit ishin antikushtetuese, do të shkonim në gjykatat evropiane", u shpreh Meta.

Gjykata Kushtetuese ka aktualisht 7 anëtarë. Që vendimi i vlefshëm të quhet i vlefshëm, duhet që të paktën të ketë një shumicë votash, pra që pesë anëtarë të votojnë pro, ky është minimumi. Shqyrtimi i çështjes mund të kërkojë kohë, madje deri në tre muaj, që përkon me një president të ri të zgjedhur nga Parlamenti dhe me një tjetër që është në detyrë, që është Meta.

Gjithsesi Meta veç merakut të tij, sot u përfshi edhe në zhvillimet brenda opozitës, duke e detyruar PD-në të futet në garën elektorale për 6 bashkitë dhe t'i hedhë "benzinë zjarrit" për sa i përket përplasjes mes Bashës dhe Berishës./ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore