Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

“Ça ke që shef”, tritol e larje hesapesh/ Atentatet dhe vrasjet që tronditën vendin në një javë

“Ça ke që shef”, tritol e larje hesapesh/ Atentatet dhe

Krimi "pushtoi” vendin këtë javë me vrasje, plagosje e atentate që tronditën mbarë opinionin publik dhe vunë edhe një herë në dyshim sigurinë e qytetarëve.

Gazeta "Shqip" ju sjell një përmbledhje të të gjitha ngjarjeve të rënda që ndodhën në harkun e shkurtër kohor prej 7 ditësh.

Të hënën e 14 shtatorit, 33-vjeçari Klevis Kapllanaj u gjet i qëlluar për vdekje brenda automjetit të tij. Ai kishte dalë për të konsumuar një kafe, por nuk u kthye më i gjallë në shtëpi. Dyshohet se Kapllanaj është qëlluar me breshëri kallashnikovi, ndërsa në trup iu gjetën 14 plumba.

Një ditë më vonë (15 shtator), dy ngjarje të rënda trondisin kryeqytetin. Agron Tanushi vret me armë zjarri kunatën e tij Jetmira Hasani në Bathore në sy të fëmijës 7-vjeçar, pas konflikteve të herëpashershme. Edhe pse Hasani kishte urdhër mbrojtje, policia nuk e bëri punën si duhej.

Konflikti mes tyre kishte nisur pasi ish-bashkëshorti i Hasanit kishte ikur emigrant në Greqi dhe vëllai i tij, Agroni, i kërkonte kunatës që të ikte nga shtëpia e tyre.

Megjithatë vetëm pak minuta nga kjo ngjarje, vëmendjen më të madhe e mori një atentat mafioz  tek “Vasil Shanto”. Shpërthimi me tritol i një automjeti në mes të ditës, në mes të kryeqytetit, na kujtoi pamjet e mafiozëve italianë në Palermon e atëhershme.

Preng Gjini, i cili doli gjallë nga atentati, ishte kthyer për një vjetorin e vdekjes së vëllait, Tonin Gjini vrarë gushtin e kaluar.

Dy ditë më parë (17 shtator)në orën 05:00 të mëngjesit në Elbasan, 50-vjeçari Bujar Çela ekzekutohet në një lokal ku pinte çdo mëngjes kafen tek rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Atentatorët ishin 3 persona të cilët iu afruan objektivit, dhe derdhën mbi të plot 21 plumba nga tre lloje armësh tip pistoletë me silenciator.

50-vjeçari, është vëllai i Talo Çelës, i njohur si një prej grabitësve të 4.6 mln eurove në aeroportin e Rinasit.

Ndërkohë akoma sherre të tipit “Pse më sheh shtrembër” vijojë t’i marrin jetën njerëzve në vendin tonë.

Mbrëmjen e djeshme (18 shtator) pikërisht kjo frazë ka përfshirë në zënkë me mjete të forta në qytetin e Durrësit disa persona që më pas ka degjeneruar në nxjerrjen e armëve. Pas konfliktit, ndërroi jetë në spital, 39-vjeçari Armando Baboçi, dhe u plagos djali i tij Erald Gjini, 19 vjeç (ka ndryshuar mbiemrin). U arrestuan për ngjarjen autori 19-vjeçar, Klodian Daçi, e kushërinjtë e tij Henri Tatazi dhe Serxho Tatazi.

Një zënkë banale gjithashtu i la në mes jetën 34-vjeçarit Idajet Dulla sot (19 shtator), që u qëllua me thikë në zemër nga shoferi i furgonit Arbër Koti, pasi nuk i hapnin rrugën njëri-tjetrit në zonën e Plepave.

Me disa autorë të vënë në pranga e me disa ngjarje ende të pazbardhura, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh se ditët e fundit, në vend kanë ndodhur 10% e vrasjeve që ndodhin gjithë vitin.

Edhe pse për disa nga rastet e pranoi me gojën e tij në emisionin “Open” të Eni Vasilit se “Policia e Shtetit dështoi”, Lleshaj shtoi se “nuk shembet Shqipëria as siguria, për një ngjarje, as për dy”.

 “Forcat Shqiponja”, FNSH e RENEA, kanë zbarkuar në terren për kontrolle në të gjithë vendin, pas vrasjeve të bujshme.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore