Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

A ka ndryshuar fytyrë? Ish-komisari për Ervis Martinaj: 2 muaj para se të zhdukej kontaktoi kirurgun e njohur plastik, më i miri në Itali

A ka ndryshuar fytyrë? Ish-komisari për Ervis Martinaj: 2 muaj para se

Fati i Ervis Martinajt ende nuk është zgjidhur teksa policia vijon hetimet.

Prej muajit maji të vitit 2022, 'bossi' i lojërave të fatit, Martinaj rezulton i shpallur në kërkim nga SPAK, teksa pak kohë më parë ai është zhdukur pa lënë gjurmë, ndërkohë që nuk dihet nëse është gjallë, i vdekur apo thjesht i zhdukur.  

Pikërisht për këtë temë është diskutuar ditën e sotme në emisionin ‘Shqipëria Live’, teksa të ftuar ka patur një panel të plotë me ekspertë.

Lidhur me këtë ish-komisari i policisë Dritan Zagani është shprehur se Ervis Martinaj ka kontaktuar një kirurg plastik, një nga më të njohurit në Itali me origjinë shqiptare.

Bëhet fjalë për konkretisht dy muaj para se të zhdukej Martinaj.

“Pak muaj para se të zhdukej ky person nëpërmjet lidhjeve të tij ka kërkuar të takoj një nga kirurgët plastik më të mirët në Itali. Ka dërguar njerëz që ta sjellin në Shqipëri dhe ky kirurgu është dhe shqiptar. Hetuesit a e kanë shqyrtuar ndonjëherë këtë mundësi? Thuajse dy muaj para se të zhdukej Ervis Martinaj ka ndodhur kjo gjë.”-tha Zagani.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore