Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

A është i besueshëm Melaim Bellanica? Dëshmia e tij u bë kryelajm i mediave më të mëdha në botë

A është i besueshëm Melaim Bellanica? Dëshmia e tij u

“Nuk e kam takuar asnjëherë. Këtu ka një dorë që fabrikon gjëra kjo është e qartë”, u shpreh Lulzim Basha.

Pas kësaj deklarate kundër Melaim Bellanicës, dëshmitarit të masakrës së Krushës, nisën një seri sulmesh dhe etiketimesh duke aluduar se thëniet e tij që kasetën e masakrës ia dha Lulzim Bashës janë të pavërteta.

Po kush është Melaim Bellanica dhe sa i besueshëm është ai kur akuzon Lulzim Bashën ?

21 vite më parë Melaim Bellanica u shfaq pothuajse në të gjitha mediat e huaja me të besueshme të kohës, si BBC, RAI  apo edhe CNN i intervistuar nga Kristiana Amanpur.

Përse një refugjat lufte u bë kaq i famshëm?

Bellanica ishte banor i Krushës dhe kur ushtria dhe policia serbe nisi të ekzekutonte qindra banorë të fshatit, ai mori kamerën dhe filmoi të gjithë skenën e krimit.

Këto janë pamjet të shqiptarëve që sapo ishin vrarë nga trupat e ushtrisë së rregullt serbe në marsin e vitit 1999. Janë 45 minuta pamje nga dhjetëra  trupa të shpërndarë në rrugë e kodrat e fshatit, por siç thotë ai edhe dëshmi të ushtarëve serbe që thoshin se do vrisnin 500 shqiptarë.

Bellanica udhëtoi drejt Kukësit si refugjat dhe atje ra në kontakt me gazetarin e BBC George Alagiah, të cilit i dha dy minuta nga ky filmim. BBC transmetoi më pas lajmin bombë për masakrën më të madhe në Kosovë.

I gjithë opinioni botëror u trondit, lajmi i dhënë nga Bellanica ishte jo vetëm i besueshëm, por edhe prova më e fortë e reprezaljeve dhe pastrimit etnik me shfarosje që po bënte ushtria serbe. Në Krushë shkoi edhe sekretari britanik për punët e jashtme Robin Cook. Ndërkohë Bellanica u intervistua nga CNN dhe qindra media të huaja që në atë kohë ishin vendosur në Kukës.

Ai i tha Top Channel se pas këtyre intervistave atë e kishte takuar Lulzim Basha në rolin e tij si punonjës i UNMIK dhe i kishte dhënë pamjet filmike.

Për BBC dhe CNN, Milamim Bellanica ishte më shumë se i besueshëm. Ai ishte kryelajmi i prillit të vitit 1999 në mediat botërore. Sot Bellanica, tregon serish të njëjtën ngjarje si dëshmitar në rresht të parë, por në Tiranë disa po e quajnë gënjeshtar, por faktet janë kokëforta. Ne jua treguam. Tani vendosni ju se kush po gënjen?/Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore