Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

A duhet të japë dorëheqjen Sandër Lleshaj?!

A duhet të japë dorëheqjen Sandër Lleshaj?!

Ka një standard të përgjithshëm në demokracitë perëndimore; një zyrtar i lartë apo ministër jep dorëheqjen nëse ka një hetim ndaj tij, apo institucionit, për të mbrojtur institucionin, apo kur ndodh një rast i rëndë, që me kompleksitetin e vet rrezikon të dëmtojë imazhin institucionit.

Vrasja tragjike e 25-vjeçarit Klodian Rashaj, është tashmë një ngjarje thuajse e zbardhur, duhen vetëm elementët e detajeve. Por thelbi i saj është se një oficer policie ka drejtuar dhe shkrehur armën e zjarrit ndaj qytetarit, duke mos qenë fare në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.

Kjo në aspektin formal, pasi në logjikën e ngjarjes, kemi të bëjmë me një ngjarje shumë të rëndë; pasi një qytetar në moshë të re ka humbur jetën nga një zyrtar, që sipas ligjit duhet të mbrojë jetën e qytetarit.

Drama e dhimbja e familjarëve të 25-vjeçarit është një peshë edhe më e rëndë, që normalisht prek këdo që dëgjon apo ka mësuar mbi ngjarjen.

Dhe siç e tha edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sot: Ka edhe një lloj mirëkuptimi kur e shfryn mërzinë, por duhet bërë drejtësi, nuk duhet lënë si 21 Janari, që shteti të vriste dhe pastaj bëheshin heronj. Ai që ka bërë gabimin duhet të mbajë përgjegjësi. Ka të drejtë familja që është zemërthyer, e mirëkuptoj totalisht. Ka të drejtë edhe një pjesë e qytetarëve, se jo të gjithë janë të dhunshëm. Një pjesë e qytetarëve thjesht kanë një revoltë dhe thonë kjo nuk duhet të ndodhë, nuk ka arsye për t’i marrë jetën dikujt. Kurse ajo minoranca që shkatërron, nuk përben problem, do i rregullojmë prapë. Por, në këtë fazë duhet të inkurajohet drejtësia që t’i shkojë deri në fund kësaj pune. Të zbardhë rrethanat dhe të vendoset një standard i ri, që këtu nuk ndodh gjë pa u ndëshkuar”.

Pra ka një qëndrim thuajse të përgjithshëm si ata që janë të dëmtuar, si ata që janë të mërzitur, si ata që janë të zemëruar e që kërkojnë revansh politik, që duhet të ketë drejtësi: të zbardhet ngjarja e fajtori të marrë atë që i takon.

Oficeri policisë që ka shkrepur pistoletën ndaj 25-vjeçarit është i arrestuar dhe ndaj tij ka një hetim për akuzën për “vrasje në kushtet e tejkalimit të kushteve të mbrojtjes së nevojshme”.

Ligjërisht, drejtësia ka nisur që në hapat e parë të funksionojë, e në këtë rast, nuk ka pasur një veprim të ministrit të Brendshëm, apo vartësve të tij për të fshehur krimin apo provat që të ndihmojnë hetimin.

Megjithëse në fillim ka pasur tentativa për të mjergulluar ngjarjen në njoftimin e parë të policisë.

Megjithatë, moralisht kemi të bëjmë me një ngjarje shumë të rëndë, për të cilën do të duhet të ketë një akt të fortë si përgjigje. Dhe ky akt nuk mund të bëhet nga një epror i policisë, por nga një zyrtar i lartë qeveritar. E në këtë rast ministri i Brendshëm është njeriu më i përshtatshëm që mund të kryejë aktin simbolik të një reagimi të shtetit ndaj dramës dhe dhimbjes së familjarëve.

Dorëheqja, përveçse një akt moral dhe jo ligjore është edhe lehtësuese, në radhë të parë ndaj armatës së Policisë së Shtetit, që prej ngjarjes së shkaktuar nga një koleg i tyre ndjehen edhe më të brishtë në kryerjen e detyrës përballë krimit.

Një largim në këtë rast nuk kështë “ikje” është vetëm “marrje përgjegjësie”siç duhet të bëjë një zyrtar i shtetit, i cili me dorëheqjen firmos një akt civil, në mënyrë që të ndihmojë sadopak për qetësimin dhe paqen sociale, që sadopak mund ta ketë prekur një akt jashtëligjor i një oficeri policie.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore