Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

A do të ketë përplasje direkte? Basha kandidon në Tiranë, dy qarqet ku Rama mund të konkurrojë

A do të ketë përplasje direkte? Basha kandidon në

Një muaj larg nisjes zyrtar e fushatës elektorale me interes po pritet qarqet ku do të kandidojnë liderët kryesorë të politikës shqiptare. Padyshim Tirana mbetet një nga qarqet më të pëlqyera të liderëve, kjo për faktin se metropoli përbën ajkën e përballjes, ku janë përqendruar edhe pjesa më e madhe popullsisë.

Pas shumë enigmash, kryetari i Partisë Demokratike do të jetë në listën e qarkut të Tiranës. Këtë e ka zbuluar fillimisht numri dy i PD-së, Gazment Bardhi gjatë një interviste për median, por u konfirmua edhe nga vetë kryedemokrati.

“Do të garoj në qytetin e Tiranës. Ky qytet më ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet. Më ka besuar drejtimin si kryebashkiak dhe unë do të garojë në qytetin e Tiranës”, tha Basha në një intervistë televizive. Edhe në zgjedhjet e katër viteve më parë Basha ishte në krye të listës së Tiranës, ndërsa në zgjedhjet e shkuara të 2009-ës ishte udhëheqësi i listës së qarkut.

Ndërsa enigma mbetet ende se ku do të konkurrojë kryesocialiste Edi Rama. Vlora dhe Durrësi janë përmendur si qarqe të mundshme. Në zgjedhjet e shkuara, Rama ishte deputeti i Vlorës, ndërsa ishte renditur i jo i pari, por i gjashti në listën e kandidatëve për deputet, duke treguar se ky ishte dhe synimi i mandateve për këtë qark. Edhe pse rezultati ishte tejet suprizues duke rrëmbyer tetë mandate nga 12 që ka gjithsej ky qark.

Kandidimi i Ramës në Durrës mund të lidhet dhe me faktin se si qarku i prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit, dhe se aty qeveria ka përqendruar pothuajse të gjitha investimet për rimëkëmbjen e qytetit bregdetar. Nga ana tjetër, vendosja e Ramës në një qark ku beteja është tejet e fortë mes demokratëve dhe socialistëve mund të shihet dhe si tregues më shumë për maksimizin e votave të PS-së, duke pasur në konsideratë se edhe në qytetin bregdetar duhet një emër me peshë për të bindur elektoratin durrsak.

Për disa palë zgjedhje nuk kemi pasur ndonjë përballje mes dy liderëve kryesorë të politikës në qarqe të caktuara. Mbase këto zgjedhje mund të krijojnë një përballje mes Ramës dhe Bashës për Tiranën, edhe pse fushatën e socialistëve për metropolin shqiptar e ka marrë përsipër kryebashkiaku Erion Veliaj, së bashku me Elisa Spiropalin dhe Ervin Bushatin.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka vendosur që të kandidojë në dy qarqe, nisur nga fakti se Kodi Zgjedhor ia mundëson një gjë të tillë. Vetë ajo ka bërë të ditur se do të kandidojë në Fier dhe në Elbasan.

Qarku Fier ishte preferenca e Kryemadhit edhe në zgjedhjet e shkuara, ndërsa më parë ka kryesuar listën në qarkun e Lezhës./ Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore