Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

A do të japë dorëheqjen Monika Kryemadhi për t'i hapur rrugë "trekëndëshit të Bermudës"?

A do të japë dorëheqjen Monika Kryemadhi për t'i hapur

TIRANË - Brenda kampit të opozitës pritet të ketë zhvillime të fuqishme, e kjo vetëm te Partia Demokratike, por edhe të Lëvizja Socialiste për Integrim.

Dhjetori i betejave në kampin e opozitës pritet të përfshijë edhe LSI-në.  Pas Kuvendit të shpallur nga Berisha për rrëzimin e Bashës, Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të mbledhë Konventën Kombëtare, duke  u mbledhur pas 11 dhjetorit (Kuvendit të PD).

Një mbledhje e tillë është paralajmëruar nga vetë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë të dhënë në Zërin e Amerikës. Ajo ka paralajmëruar  dhe dorëheqjen nga drejtimi i LSI-së për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

"Duke pasur parasysh se për të folur sot për situatën në Shqipëri ka shumë gjëra, ajo që e fokuson LSI-në akoma më shumë është që ne rreth muajit dhjetor do të shkojmë drejt mbledhjes së Konventës Kombëtare, duke pasur parasysh që duhet të ishte mbledhur vitin e kaluar, por për shkak të pandemisë ne nuk e realizuam dot, në mënyrë që të ketë zgjedhjen e strukturave të reja të saj dhe për të ecur përpara drejt një strategjie të re", tha Kryemadhi në VOA.

Por kjo mund të shkaktojë vënien në zbatim të skenarit të rikthimit të Ilir Metës në krye të LSI-së. Si mund të realizohet kjo? Së pari vetë Meta është në pritje të zhvillimit të rëndësishëm, të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nëse do të cilësohet si i drejtë shkarkimi nga posti i presidentit ose, i votuar me një shumë votash nga Parlamenti.

Nëse Kushtetuesja e mban president Metën, atëherë mundësia e marrjes së drejtimit të LSI-së është pas korrikut të vitit 2022. Por deri atëherë mund të veprohet me skenarin e përdorur dhe më parë nga LSI-ja, duke përcaktuar një kryetar të përkohshëm për drejtimin e partisë, një variant që u përdor më parë me caktimin e Petrit Vasilit.

Mbase ai nuk mund të jetë më si kryetar, por tjetër emër mund të shërbejë si kryetar tranzitor deri në marrjen de jure të LSI-së nga Ilir Meta. Pra Kryemadhi jep dorëheqjen, drejtimin provizor e merr një i caktuar nga LSI-ja, derisa Meta të marrë de jure timonin e drejtimit të LSI-së.

LSI dukshëm pas zgjedhjeve të 25 prillit është shkëputur nga Partia Demokratike, e madje shihen si armike. Basha ka prerë çdo bashkëpunim me këtë forcë politike, duke treguar qartë dhe një sinjal ndaj Ilir Metës, presidentit që dikur e paralajmëronte se do t'ia merrte drejtimin e opozitës.

Rikthimi i Metës në politikën aktive do të kishim një opozitë ku së bashku me Berishën të vetëshpallur si kryetar i PD do të formonin atë që Basha e paralajmëroi me ironi si trekëndëshi i Bermudës, ku ai përfshiu treshen Berisha, Rama dhe Meta.

“Ke hall sa demokratë mbledh unë. Të ka marrë malli. Të ka marrë malli për Sali Berishën dhe Metën. Shko edhe ti në Foltore. Bëjeni trekëndëshin e Bermudës. Unë jam për të qarë hallet e popullit, jo të Sali Berishës, tuat apo të Metës. Ti të paktën dil hapur, mos u fshih. A do ta plotësojnë ty dëshirën demokratët? Jo. Mua do më kesh përballë. Mua që të munda në 2011. Mos u kap kot pas trekëndëshit të Bermudës, ti je një nga brinjët, por koha juaj ka marrë fund. Edhe unë kam faj që je aty, por unë kam pjesën më të vogël të fajit, pjesën tjetër e kanë dy pjesët e trekëndëshit të Bermudës”, deklaroi Basha në seancën parlamentare të 28 tetorit./ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore