Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

A do të japë BE mesazh për zgjedhjet? Komisioneri Varhelyi takim me Ramën dhe Bashën

A do të japë BE mesazh për zgjedhjet? Komisioneri Varhelyi takim

Të mërkurën pritet të mbërrijë në Tiranë, komisionier i lartë për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi. Zyrtari i lartë i KE ka ndërmarrë një tur ballkanik dhe në fokus ka ndihma që po jep  BE-ja në përballimin e pandemisë së Covid. Ai gjithashtu në mënyrë simbolike do të dorëzojë e pjesës së parë të 145 mijë vaksinave Pfizer, të financuara nga Bashkimi Europian.

Gazeta “Shqip” ka mësuar se komisionieri Varhelyi në këtë vizitë të shkurtër do të zhvillojë edhe takimet me liderët kryesorë të politikës shqiptare. Varhelyi, sipas burimeve të Gazeta “Shqip” do të takohet më kryeministrin Edi Rama ku parashikohet që të dy së bashku të japin një konferencë për shtyp.

Më pas, të njëjtat burime, kanë pohuar se në fund të kësaj vizite të shkurtër, zyrtari i lartë i KE-së do të ketë edhe një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kjo vizitë blic e tij duket se veç mesazhin se BE-ja është pranë Shqipërisë në luftën kundër pandemisë do të shërbejë edhe për dhënien e ndonjë mesazhi të Bashkimin Europian për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Siç dihet opozita ka dhënë sinjale për mos njohjen e rezultatit të zgjedhjeve, duke paralajmëruar ndërkohë dhe ndonjë bojkot të mundshëm të Parlamentit. Nisur nga këto rrethana, ndërkombëtarët që përpara nisjes së procesit dhe pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit kanë bërë thirrje që partitë të njohin rezultatin e zgjedhjeve./Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore