Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

A do ta pranojë humbjen Agron Shehaj?

A do ta pranojë humbjen Agron Shehaj?

Që prej momentit kur shpalli kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka ngritur pretendime se po hyn në një garë të pabarabartë përballë Lulzim Bashës.

Këto pretendime e akuza të tij janë përforcuar ditët e fundit, në atë masë sa na sugjerojnë se Shehaj mund të shkojë deri në atë pikë sa të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve për kryetar.

Përflitet se më shumë për të justifikuar humbjen, Shehaj do të hedhë akuza për manipulim të procesit zgjedhor nga ana e Lulzim Bashës.

Por, sa mund të qëndrojnë këto akuza? Nëse i merr me radhë të tre kandidaturat që ka përballë, Lulzim Basha është favoriti kryesor për të drejtuar edhe katër vite të tjera PD. Ai e ka krijuar profilin e liderit brenda kësaj partie, është kandidati më i formuar dhe mbi të gjitha më me përvojë në strukturat drejtuese të kësaj partie dhe të shtetit shqiptar.

Agron Shehaj mund të perceptohet si rivali i tij kryesor në krahasim me dy emrat e tjerë që marrin pjesë në garë, por sërish është larg profilit politik e drejtues të Lulzim Bashës. Shehaj si politikan është amator me eksperiencën më të madhe atë të deputetit dhe anëtarit të Komisionit të Ekonomisë në Parlament.

Agron Shehajt i mungon eksperienca e vendimmarrjes politike edhe për vetë faktin se ka vetëm pak më shumë se 4 vite i përfshirë në të, kur Lulzim Basha e mori për ta përfshirë në listën e PD-së për Vlorën në 2017-ën.

Kandidatura tjetër është ajo e Fatbardh Kadillit. Vitet në politikë nuk i mungojnë, por përfshirja e tij ka qenë në nivele të ulta, si gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, ashtu edhe brenda vetë Partisë Demokratike kur kjo e fundit ishte në opozitë.

Rivalja tjetër e Bashës është Edith Harxhi, një emër për të mos thënë se një pjesë e mirë e bazës së PD po e dëgjon vetëm tani dhe e paangazhuar në dy fushatat e fundit elektorale, ashtu si Fatbardh Kadilli.

Përveç mungesës së eksperiencës dhe formimit përkatës asnjëri nga tre emrat që rivalizojnë Lulzim Bashën nuk ngjall më shumë se kreu aktual i PD-së optimizëm për të risjellë në pushtet Partinë Demokratike.

Prandaj, çdo pretendim që mund të ngrihet nesër e pasnesër e pas këtij procesi zgjedhor për manipulim nuk mund të qëndrojë, përsa kohë as Agron Shehaj dhe as dy kandidatët e tjerë që ka Basha përballë as janë më të formuar politikisht se ai, as më të pjekur politikisht se ai dhe as nuk ofrojnë frymë optimizmi për rikthimin në pushtet të opozitës më shumë se ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore