Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

850 mijë lekë / Rritja e çmimit të PATENTAVE në Shqipëri tejkalon vendet e rajonit, sa kushton në Kosovë, Mal të Zi e Serbi

850 mijë lekë / Rritja e çmimit të PATENTAVE në

Njëzëri të gjitha autoshkollat kanë rënë dakord për gati dyfishimin e tarifës për marrjen e lejes së drejtimit të automjeteve.  Ditë më parë në një intervistë televizive, sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Autoshkollave, Tonin Gjinaj, deklaroi se çmimi do të arrijë vlerën 85 mijë lekë nga 45 mijë që është.

“Leje drejtimi e kategorisë B për 15 ditë 36 orë mësim që i bie 300 mijë lekë të vjetra me gjithë pagesën e TVSH ndërsa praktika ajo është 40 minuta dhe nga 25 seanca që behej tani janë 34 seanca praktikë dhe kushton 16 mijë lekë të vjetra një seance dhe i bie tek 55 mijë lekë, leja e drejtimit e kategorisë B do të shkojë 85 mijë lekë”, sqaroi Gjinaj.

Si arsye e shtimit masiv të çmimit, sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Autoshkollave, thotë se bëhet për të eliminuar sekserët dhe informalitetin në këtë sektor.

Vlera prej 85 mijë lekësh u vendos pas një marrëveshje, mes shoqërive të interesit dhe Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Kjo shifër është konsideruar relativisht e lartë duke hedhur akuza ndaj DPSHTRR. Megjithatë, Blendi Gonxhe, drejtuesi i këtij institucioni si dhe pjesëtarë të shoqatës së autoshkollave, thanë se këto kosto janë shtesë për shkak të zgjatjes së programit të teorisë dhe praktikës.

Por sa kushton patenta në vendet fqinje të Shqipërisë?

Rritja e çmimit në vendin tonë duket se do tejkalojë edhe ato të rajonit. Për shembull në Kosovë, ky kurs kushton 574 euro, përfshirë certifikatat shëndetësore e deri tek aplikimi për marrjen e kartës. Në Maqedoninë e Veriut, patenta mund të merret për vetëm 520 euro, patentën për klasin B.

Në rajon Serbia është një nga vendet që ka çmimet më të larta të marrjes së patentës, por sërish nuk e kalon Shqipërinë. Kostoja për trajnimin e plotë të një shoferi të ri në teori dhe praktikë është rreth 630 euro.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore