Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

800 mijë vota/ Ç’kodimi i mbledhjes së Ramës me kryebashkiakët: A do të përsëriten zgjedhjet?

800 mijë vota/ Ç’kodimi i mbledhjes së Ramës me

Edi Rama ka deklaruar dy herë brenda 24 orësh, si në takimin me deputetët ashtu edhe me kryebashkiakët se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme lokale.

Mirëpo, në shoqërim të këtyre takimeve kanë ndodhur dy lëvizje nga opozita, ku në fillim Xhelal Mziu, ka dhënë dorëheqjen nga kreu i degës së PD për Kamzën me logjikën për të rikandiduar për të katërtën here si kryebashkiak, dhe Edi Paloka ka deklaruar se përsëritjen e zgjedhjeve lokale i përkrah SHBA.

Pra numri dy i PD-së thotë si nëntekst se ka një aneks të marrëveshjes ndërmjet mazhorancës dhe opozitës që të ketë zgjedhje të reja lokale në vend. Ka kohë që është përfolur për muajin tetor.

Realisht e ligjërisht, në 4 bashki të vendit, do të duhen të përsëriten zgjedhjet e që janë Shkodra, Durrësi, Vora e Rrogozhina.

Por këto zgjedhje ka shumë gjasa që të mos shihen si zgjidhje e plotë për hapin e madh për opozitën e Lulzim Bashës që të kthehen në institucione plotësisht.

E në këtë rast, vetëm pjesëmarrja në zgjedhjet e 2121 do të ishte jo shumë e plotë.

Rama, sipas burimeve brenda takimit me kryebashkiakët, ka thënë se do të ketë zgjedhje të reja vetëm në 2023, përjashtuar 4 bashkitë ku Presidenti duhet të dekretojë një datë të re.

Por në sallonet e politikës, po flitet gjithnjë e më shumë për një marrëveshje, ku edhe ndërkombëtarët kanë rënë dakord, që të ketë një riintegrim i opozitës në pushtetin vendor.

E që të ndodhë kjo, ligjërisht, duhet që të japin dorëheqje disa nga kryebashkiakët të paktën në bastionet ku PD kërkon të rimarrë zonat e saj të influencës, që edhe mund t’i përdorë për Parlamentaret e vitit 2021.

Zërat që po vijnë e po shtohen po flasim pikërisht për disa zona që mësohet se janë hedhur në tavolinë. Kamza, duket se është më e përfolura, ndaj dhe ka ndodhur akti i fortë i Xhelal Mziut.

Madje janë hapur edhe fjalë për bashkinë e Elbasanit, që nëse bashkohen me 5 të tjerat, i japin opozitës një shumë gjashtëshe që të paktën të jetë prezent në qarqet ku ajo mund të konkurrojë për të rimarrë votat e vjetra.

Po Kukësi? Mati apo Dibra, ku janë shfaqur problem jo të vogla të denoncuara nga opozita? Ka shumë gjasa që kjo të zgjidhet përpara se të shkojë në Kushtetuese, politikisht.

Pasi nëse Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim për zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të shkuar, do të duhet që të kalojnë disa muaj në konstituimin e saj. Që i bie në vitin 2021; e sipas gjasave dy palë zgjedhje në një vit vështirë se realizohen. Në këtë kuadër ishte edhe takimit i ditës së mërkurë me kryetarët e bashkive të PS-së. Kryeministri i ka udhëzuar kryebashkiakët që të përgatiten për zgjedhjet, duke i përmendur synimin e shpallur për mbledhjen e 800 mijë votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kreu i qeverisë u ka kërkuar atyre që pavarësisht situatës duhet të takohem me qytetarët në çdo zonë. “Nuk do të ketë pushime! Vijoni punën me takimet me njerëzit! Pavarësisht situatës të pandemisë gjeni mënyra për të zhvilluar takime me qytetarët në çdo zonë”, mësohet t’u ketë thënë Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore