Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

705 afganë nuk vijnë dot në Shqipëri / Katari u refuzon tranzitin në Doha

705 afganë nuk vijnë dot në Shqipëri / Katari u refuzon
Senatori
amerikan, Richard Blumenthal

Shqipëria ka lëshuar 705 viza për një grup refugjatësh afganë të bllokuar në aeroportin e Mazar-e-Sharif në veri të Afganistanit, ku mes tyre ka edhe shtetas me dokumentacione kanadeze.

Por, ata nuk po evakuohen dot dhe të udhëtojnë në drejtim të vendit tonë, ku më pas të presin procesimin e dokumentacioneve për në Kanada, SHBA dhe vendet e tjera të Perëndimit për shkak se asnjë vend i tretë nuk është ofruar për t’i lejuar të kalojnë tranzit.

Problematika është ngritur nga senatori amerikan, Richard Blumenthal, që për këtë problem kërkon ndërhyrjen e qeverisë amerikane dhe asaj kanadeze. Mes personave që janë në pritje në dy avionë janë 9 me viza kanadeze dhe leje qëndrimi të përhershme në këtë vend. Ata udhëtuan për në Mazar-e-Sharif pasi nuk mundën që të merrnin një avion evakuimi në Kabul.

Senatori amerikan i bëri thirrje Kanadasë që të bëjë gjithçka për të evakuuar këta persona, përfshirë këtu edhe ushtrimin e presionit ndaj vendeve të treta, si Ukraina dhe Katari, që t’i lejojnë që të kalojnë tranzit, pasi fluturimi direkt për në Shqipëri është i pamundur.

Media kanadeze, “The Globe and Mail”, duke cituar burime thotë se Kanadaja nuk i është përgigjur kërkesave të senatorit për ndihmë. Qeveria kanadeze beson se mundësia më e mirë për të nxjerrë këta persona nga Afganistani është që përmes rrugëve tokësore ata të zhvendosen në një vend fqinj dhe më pas të organizohen fluturimet për në perëndim.

Grupi i personave në fjalë kanë mbetur në Afganistan për shkak të refuzimit të Katarit për t’i lejuar që të kalojnë tranzit përmes aeroporteve të tij dhe më pas të marrin avionë të tjerë për në Shqipëri.

SHBA thotë se një opsion është që si tranzit të përdoret Ukraina dhe për këtë Kanadaja duhet t’i ushtrojë presion qeverisë së Kievit.

Aktivistët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile që morën pjesë në fushatën e sigurimit të fondeve të për evakuimin e këtyre afganëve thonë se e vetmja gjë që duhet të bëjë Kanadaa është që të aktivizohet dhe t’u kërkojë vendeve si Ukraina që të pranojnë përkohësisht këta refugjatë, që më pas do të transferohen për në Shqipëri.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore