Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

6 marrëveshjet e fshehta/ Kush firmosi me Shqipërinë që në 1927 për ekstradimet e vrasësve

6 marrëveshjet e fshehta/ Kush firmosi me Shqipërinë që

Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Irlanda e Veriut, Gjermania, Rusia dhe Rumania janë 6 shtetet me të cilat Shqipëria ka pasur marrëveshje ekstradimi, edhe pse jashtë kornizës diplomatike.

Në dokumentet zyrtare marrëveshja për ekstradim dypalësh të kriminelëve shkruhet se me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipëria ka firmosur në vitin 1927, 15 vjet pas Pavarësisë së Shqipërisë.

Marrëveshja me dy gjuhë është firmosur nga autoritetet e kohës dhe ratifikuar sërish me vendosjen e pluralizmit në Shqipëri. Por, ajo që përbën objekt të këtij shkrimi lidhet edhe me hetimet e përbashkëta që prej asaj kohe, kur vendi ynë nuk kishte marrëdhënie diplomatike me asnjë vend perëndimor.

Pas viteve 1990, Shqipëria u bë pjesë e disa organizmave dhe shumë vende nisën të firmosin marrëveshje ekstradimi, për të cilat edhe sot ka debat, për shkak të një tjetër konvente që lidhet me Të Drejtat e Njeriut dhe jo pak me dënime që kanë marrë karakter politik.

Pas Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës në 1927, në 1933 është firmosur me Amerikën, në 1958 me Bashkimin Sovjetik dhe një vit më vonë me Republikën Demokratike Gjermane.

6 marrëveshjet e fshehta/ Kush firmosi me Shqipërinë që

Ndërsa në 1961 Shqipëria firmos dhe pranon detyrimet edhe me Rumaninë. Pas këtij viti, nuk pati më asnjë zhvillim të tillë, për të ardhur në 1993, kur vendet e para që pranuan të firmosin marrëveshje, ose konventa ekstradimi ishin Greqia dhe Turqia.

Pesë vjet më vonë në listë ishin edhe Sllovenia dhe Maqedonia. Ndërsa, shumë më vonë janë në listë disa vende që filluan “të besojnë” Shqipërinë dhe të jenë pjesë e ekstradimeve apo hetimeve dypalëshe.

Në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë me ndryshimet ndër vite janë tre nene kryesore për ekstradimin. Neni 489 i këtij kodi flet për kërkesën për ekstradim në të cilët thuhet:  Ekstradimi lejohet vetëm mbi bazën e një kërkese drejtuar Ministrisë së Drejtësisë dhe në pikën dy, kërkesës për ekstradim i bashkëngjiten kopja e vendimit të dënimit me burgim ose e aktit të procedimit; një relacion mbi veprën penale që i ngarkohet personit për të cilin kërkohet ekstradimi, duke treguar kohën dhe vendin e kryerjes së veprës dhe cilësimin ligjor të saj; teksti i dispozitave ligjore që do të zbatohen, duke treguar nëse për veprën për të cilën kërkohet ekstradimi është parashikuar nga ligji i shtetit të huaj dënimi me vdekje; të dhënat individuale dhe çdo informacion tjetër të mundshëm që shërben për të përcaktuar identitetin dhe shtetësinë e personit, për të cilin kërkohet ekstradimi.

6 marrëveshjet e fshehta/ Kush firmosi me Shqipërinë që

Por ka edhe një dallim nëse shumë shtete kanë të njëjtën kërkesë ekstradimi. Në këtë rast Ministria e Drejtësisë cakton radhën e shqyrtimit. Për këtë qëllim ajo mban parasysh të gjitha rrethanat e çështjes dhe veçanërisht datën e marrjes së kërkesës, rëndësinë dhe vendin e kryerjes së veprës penale ose shtetësinë dhe vendbanimin e personit të kërkuar, si dhe mundësinë e një riekstradimi nga shteti kërkues.

Në qoftë se për një shkelje të vetme ekstradimi kërkohet në të njëjtën kohë nga shumë shtete, ai i jepet shtetit ndaj të cilit është drejtuar vepra penale ose atij shteti mbi territorin e të cilit është kryer vepra.

Ndërsa në neni 491 të Kodit Penal shkruhet qartësisht se nuk mund të jepet ekstradimi për një vepër me karakter politik ose kur rezulton që ai kërkohet për qëllime politike; kur ka arsye të mendohet se personi që kërkohet do t’u nënshtrohet persekutimeve ose diskriminimeve për shkak të racës, fesë, seksit, shtetësisë, gjuhës, bindjeve politike, gjendjes personale a shoqërore ose dënimeve a trajtimeve të egra, çnjerëzore a poshtëruese ose veprimeve që përbëjnë shkelje të një të drejte themelore të njeriut.

Refuzimi ndodh edhe kur personi që kërkohet ka kryer një vepër penale në Shqipëri; kur ka filluar procedimi ose është gjykuar në Shqipëri edhe pse vepra është kryer jashtë shtetit;  kur vepra penale nuk parashikohet si e tillë nga legjislacioni shqiptar; kur për veprën penale është dhënë amnisti nga shteti shqiptar; kur personi i kërkuar është shtetas shqiptar dhe nuk ka marrëveshje që të parashikojë ndryshe; kur është parashikuar ndjekja penale ose dënimi sipas ligjit të shtetit që e kërkon.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore