Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

447 mln euro / Arbitrazhet e majme rrezikojnë të grisin xhepat e varfër të shqiptarëve

447 mln euro / Arbitrazhet e majme rrezikojnë të grisin xhepat e

Janë rreth 110 milionë euro që shteti shqiptar i ka njohur zyrtarisht si dëmshpërblime që u duhen paguar kompanive private që kanë fituar proceset gjyqësore në gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit. Por, kjo shifër mund të trefishohet nëse kihen parasysh proceset e tjera gjyqësore që nuk kanë marrë ende vendim të formës së prerë e në të cilat është paditur qeveria shqiptare.

Open Data Albania përllogarit se në këto procese, taksapaguesit shqiptare rrezikojnë të humbasin rreth 337 milionë euro të tjera nëse vendimi i Gjykatave Ndërkombëtare të Arbitrazhit jepet në favor të palës private. Në total detyrime potenciale që mund të materializohen në kosto buxhetore shtesë janë në vlerën 300 milionë eurove, ndërsa 47 milionë euro të tjera përllogariten kosto për mbulimin e proceseve gjyqësore, norma interesi dhe përllogaritja e inflacionit.

Procesi më i majmë është ai ndaj kompanisë “Kurum Shipping Sh.p.k”. Kompania ka paditur në shtator të 2020 Shqipërinë për prishjen e njëanshme të kontratës së koncesionit për menaxhimin, operimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin teknik të terminalit të konteinerëve në Portin e Durrësit.

Open Data Albania thotë se mes pretendimeve të saj, kompania akuzon Autoritetin Portual se i ka sekuestruar edhe asetet e terminalit. Sipas t? dh?nave t? publikuara nga ICSID, shuma e kompensimit e pretenduar nga kjo kompani ?sht? n? vler?n 100 milionë Euro.

Dosja tjetër që mund të peshojë fort në xhepat e taksapaguesve shqiptarë është ajo e ngritur në dhjetor të vitit të kaluar nga kompania “Arka Energy B.V., që ishte pjesë e konsorciumit të kompanive që fituan tenderin për ndërtimin e parkut energjitik fotovoltaik në Akërni në vitin 2018. Sipas t? dh?nave t? publikuara nga ICSID, d?mshp?rblimi i pretenduar nga kjo kompani ?sht? n? vler?n 110 milionë Euro.

Padia e tretë është ajo e ngritur nga kompanitë “Costruzioni Dondi & Kubota Co”. Kjo çështje është ngritur në vitin 2018. Dy kompanitë u shpallën fituese të kontratës për zbatimin e përmirësimit të sistemit të kanalizimeve në Tiranë, një kontratë me vlerë 81 mln euro.

Kontrata është ndërprerë në korrik të 2018-s në mënyrë të njëanshme nga ana e Ministris? s? Infrastruktur?s, në kundërshtim me marrëveshjen e financimit dhe me kushtet e kontratës së lidhur me kontraktorin dhe deri në këtë datë, punimet ishin kryer rreth 70 për qind, ose në vlerën 56 milionë eurove. Për prishjen e kësaj kontrate në kundërshtim me marrëveshjen e financimit dhe me kushtet e kontratës, kontraktori ka hapur çështje në gjykatën pranë Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, Londër. Shuma e pretenduar është 90 milionë Euro.

Dosja tjetër është e përmbyllur dhe ajo që mbetet është vetëm njohja e detyrimit nga ana e shtetit shqiptar. Në këtë rast, dëmi është rreth 38 milionë euro dhe gjyqi u fitua nga kompania JV Copri Construction.

Padia u ngrit me pretendimet që lidheshin me dy kontrata për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Sipas Open Data Albania, pretendimet e paditësve lidhen me amendimet e parregullta të kontratës, pranimit të kostove shtesë dhe ndryshimit të projektit.

M? 1 Shtator 2020, Arbitrazhi ICC shpalli fitues pal?n private duke dënuar Shqipërinë me rreth 38 milionë euro. Kjo vler? nuk ?sht? paraqitur ende n? publikimet e Ministris? s? Financave dhe Ekonomis?, pavarësisht se është marrë vendimi final nga Arbitrazh.

Aktualisht, dëmshpërblimet që njihen zyrtarisht në librat e bilanceve të Ministrisë së Financave janë shtatë. Në krye qëndron gjyqi i humbur ndaj investitorit italian, Francesco Becchetti, ku Shqipëria është ndëshkuar me 100 mln euro.

Me 3.5 mln euro Shqipëria është ndëshkuar nga gjykatat ndërkombëtare pas padisë së kompanisë Safa Sh.p.k. Kjo ç?shtje lidhet me projektimin dhe nd?rtimin e rrug?s Tiran? – Elbasan. Rreth 4.2 mln euro do t’i paguhen kompanisë J&P Avax për konflikin e lindur p?r shkak t? mosmarr?veshjeve mes pal?ve gjat? zbatimit të një kontrate të nënshkruar që në 2005 për nd?rtimin e segmentit rrugor Gjirokast?r – Tepelen?, pjes? e korridorit Veri-Jug.

Detyrime të tjera më të vogla janë ndaj Anglo-Adriatic Group Limited, Porti Karpen, TIA sh.p.k dhe Valeria Italia Srl, që plotësojnë totalin prej rreth 110 milionë eurove detyrime që shteti shqiptar ka ndaj privatëve për veprime arbitrare. / Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore