Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

35 ligje pa miratuar/ Nga filmat me ballistët te falja e gjobave. “Dhurata” e socialistëve për deputetët e PD-së

35 ligje pa miratuar/ Nga filmat me ballistët te falja e gjobave.

Në shtator pritet të mblidhet Parlamenti i ri, ku tashmë do të jetë i plotë me prezencën e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Parlamenti i vjetër, edhe pse kishte një mazhorancë socialiste absolute nuk arriti të miratonte një pjesë të konsiderueshme të nisma ligjore, të cilat u depozituan nga qeveria apo dhe nga deputetët.

Sipas një hulumtimi të kryer nga Gazeta “Shqip” rezultojnë se janë të paktën 35 projektligje që kanë mbetur në sirtarët e komisioneve prej vitesh. Nga këto 17 janë nisma të deputetëve, ndërsa 18 të depozituara nga Qeveria.

Një ndër nismat e mbetura pa u votuar është ai i paraqitur nga deputeti Myslim Murrizi për faljen e të gjitha gjobave të vendosura gjatë kohës së pandemisë, të masave të izolimit.

Ndërsa një nismë tjetër është ajo e paraqitur nga deputeti Artur Roshi i Ballit Kombëtar. Ai kërkonte ndryshimin e ligjit “Për kinematografinë”, në të cilin kërkonte ndalimin e filmave të kohës së regjimit komunist ku denigroheshin ballistët. E paraqitur në janar të këtij viti, ai e argumentonte nismës si të urrejtjes dhe të ndarjes në klasa.

Një tjetër projektligj që u la në heshtje nga mazhoranca socialiste ishte edhe ajo për “Për shpalljen e ujërave të detit të gjirit të Sarandës, Butrintit, Ksamilit, Himarës, Borshit, Qeparoit dhe Palasës, ujëra të detit të “Gjireve historike” të Republikës së Shqipërisë dhe përfshirjen e tyre në ujërat e brendshme detare të Republikës së Shqipërisë”. Ai është depozituar nga  më 6 nëntor 2020 nga deputeti Kostaq Papa.  Ai kërkonte të mbronte detin Jon gjatë negociatave apo në përballjen në Gjykatën e Hagës për ndarjen e detit me Greqinë.

Një pjesë e madhe e projektligjeve janë të depozituar edhe nga qeveria. Ndërsa nuk dihet se si do të veprohet nga ana e Parlamentit për këto nisma që janë paraqitur nga deputetët, pasi pjesa e më e madhe e tyre nuk do të jenë në parlamentin e ri, për shkak se nuk kanë mbaruar ndonjë mandat.  Sa i përket nisma të Këshillit të ministrave ato mund të vendosën nga vetë qeveria e re “Rama 3”, që mund të vendosë nëse do të kërkojë miratimin nga Parlamenti ose jo?

35 Projektligjet e Parlamentit pa u votuar

“Për mbrojtjen e bimëve”-qeveria

 “Për heqjen e të gjithë masave administrative të vendosura gjatë kohës së pandemisë Covid-19, në Republikën e Shqipërisë”- deputet

 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, deputet, Adnor Shameti, synon trajtim të njëjtë financiar magjistratë dhe jo magjistratë në Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

"Për vreshtarinë dhe verën"- qeveria

 “Për regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale”- deputet Fatjona Dhimitri

 “Për Agjencinë e mbikëqyrjes policore"- qeveria

 “Për kultivimin, grumbullimin, përpunimin, prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe të produkteve të tij"- qeveria

 “Për kinematografinë”, TË NDRYSHUAR- janar 2021- deputet Artur Roshi 

“PËR TË HUAJT- deputet

"Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike" të ndryshuar"". 23-12-2020, deputeti Vasil Stervojski

“Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, deputet Erion Piciri heqjen e privilegjeve të deputetëve

“Për Procedurat E Birësimit Dhe Komitetin Shqiptar Të Birësimit’, Të Ndryshuar”- qeveria

“KODI I FAMILJES”-qeveria

“Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme” 17/11/2020, Qeveria

“Për shpalljen e ujërave të detit të gjirit të Sarandës, Butrintit, Ksamilit, Himarës, Borshit, Qeparoit dhe Palasës, ujra të detit të “Gjireve historike” të Republikës së Shqipërisë dhe përfshirjen e tyre në ujërat e brendshme detare të Republikës së Shqipërisë”” - 06/11/2020- Deputeti Kostaq Papa

“Për procedurat tatimore në republikën e Shqipërisë”,  19/10/2020- Deputet

"Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik” 14/10/2020- qeveria

“PËR KUNDRAVAJTJET ADMINISTRATIVE” 11/09/2020- Deputet      

"Për shërbimin e kontrollit të brendshëm dhe ankesat në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale"       04/08/2020 Këshilli i Ministrave

“PËR REFERENDUMET”  29/07/2020 -  Deputet

“Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në republikën e Shqipërisë”  22/07/2020   -Deputet      

"Për amnistinë fiskale dhe penale për subjektet që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive"          09/07/2020- Qeveria

"Për trajtimin financiar të punonjësve të shërbimit informativ të shtetit, pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës" - 01/06/2020- Këshilli i Ministrave

“Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”    26/05/2020    Deputet

“STATUSI I DEPUTETIT"   30/04/2020  - Deputet     

“Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar    17/03/2020 Këshilli i ministrave

"Për përcaktimin e formës, të procedurës e të formulës së privatizimit të klubeve sportive"          19/02/2020   Këshilli i Ministrave   

“KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"”,  06/02/2020 Këshilli i Ministrave

"Për urdhrin e Inxhinierit hidroteknik në Republikën e Shqipërisë"  06/02/2020 Deputet      

“Për trajtimin financiar të punonjësve të policisë së shtetit, gardës së republikës dhe shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat, në ministrinë e brendshme, pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës” 27/12/2019 KËSHILLI I MINISTRAVE

“Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, 16/12/2019   Deputet

“Për festat zyrtare e ditët përkujtimore" 24/09/2019-  Deputet

"Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport"   04/07/2019- Këshilli i Ministrave

"Për tatimin mbi vlerën e shtuar në republikën e Shqipërisë"- Deputet

“Për Gjuetinë”    20/09/2017  Deputet

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore