Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

30 qershori, PD “fajëson” edhe Metën: Do të duhej ta vinte ai në lëvizje Gjykatën Kushtetuese

30 qershori, PD “fajëson” edhe Metën: Do të duhej ta

Partia Demokratike ndan një qëndrim tjetër nga Presidenti Ilir Meta sa i takon vendimit të Gjykaatës Kushtetuese për shpalljen e moskompetencës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Deri në pjesën ku shprehen rezerva për pjesën e përmbajtjen e vendimit, PD bashkohet me Presidentin Meta, por ndahen të përgjegjësitë. Ndërsa Presidenca foli për një vendim të paracaktuar të Gjykatës Kushtetuese, që përdori Venecian si justifikim, PD bën përgjegjës edhe Presidentin për këtë rezultat.

Gazment Bardhi tha në një intervistë për Top Channel se Gjykata Kushtetuese nuk ka legjitimuar zgjedhjet, por nuk ka legjitimuar Shoqatën e Bashkive si paditëse.

“Nuk ka legjitimuar Gjykata Kushtetuese 30 qershorin, thjesht ka evidentuar që Shoqata e Bashkive nuk mund të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese dhe do të duhej ta kishte vënë në lëvizje institucioni i Presidentit të Republikës”, tha ai.

Gjithsesi, edhe PD, ashtu si Presidenca thotë se në vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk ka asnjë trajtim të thelbit të çështjes, pra nuk i ka dhënë zgjidhje, nëse zgjedhjet e 30 qershorit ishin ose jo kushtetuese.

Në lidhje me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme lokale në gjashtë bashkitë pa kryetarë, Gazment Bardhi tha se PD është e gati në çdo kohë për këtë proces.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore