Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

3 simptomat e Omicron që janë të ndryshme nga variantet e tjera, si dhe një paralajmërim nga OBSH

3 simptomat e Omicron që janë të ndryshme nga variantet e tjera,

PANDEMIA - Përgjatë pandemisë së koronavirusit të gjithë jemi njohur me tre shenjat kryesore të infeksionit.

Por ekspertët kanë paralajmëruar se këto ka të ngjarë të jenë të ndryshme në variantin Omicron i cili ka alarmuar botën së fundmi.

Ekspertët thonë se Omicron mund të jetë i vështirë për t'u dalluar, pasi mund të mos jetë aq i dukshëm sa llojet e mëparshme.

Aktualisht, shkencëtarët i qëndojnë formulës se  një kollë e vazhdueshme, temperature e lartë dhe humbja e shijes dhe nuhatjes janë simptomat kryesore të Covid-19.

Profesori Tim Spector, i Kings College në Londër ka kërkuar prej kohësh që lista zyrtare e simptomave të përditësohet pasi ai tha se Covid tani po shfaqet si simptoma të ngjashme me të ftohurën.

Të dhënat thonë se njerëzit që rezultojnë pozitivë tani më së shpeshti raportojnë dhimbje koke, rrufë, dhimbje të fytit dhe teshtitje.

Por cilat janë tre simptomat që janë lidhur më së shumti me Omicron?

Mjekja që dha alarmin e parë për Omicron tha se të rinjtë që erdhën në klinikë nuk kishin shenjat klasike të Covid.

Dr Angelique Coetzee, një mjeke private dhe kryetare e Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut, sugjeron se simptomat kryesore të Omicron janë:

-Lodhje

-Dhimbje trupi

-Dhimbje koke

Dr Coetzee përshkroi një "rast shumë interesant" të një vajze gjashtëvjeçare e cila kishte "temperaturë dhe puls shumë të lartë" - megjithatë ky është vetëm një rast.

Ndryshe nga Delta dominuese, deri më tani pacientët nuk kanë raportuar humbje të nuhatjes ose shijes.

Është e rëndësishme që nëse mendoni se keni Covid-19 të bëni një test dhe të izoloheni - pasi kjo do të parandalojë që më shumë njerëz të  infektohen.

Vaksinat na mbrojnë

Ekspertët globalisht janë ende duke u përpjekur të mësojnë më shumë rreth virusit, sa i transmetueshëm është dhe sa efektive mund të jenë vaksinat.

Ata u bëjnë thirrje njerëzve të mbajnë një maskë  në ambientet e mbyllura. Sipas studimeve të fundit, vaksinat përforcuese kundër koronavirusit janë efektive edhe ndaj variantit të ri.

Studiuesit izraelitë, kanë dalë në përfundimin se vaksina Pfizer, rezulton 90% efektive ndaj këtij varianti të virusit, një diferencë jo e madhe krahasuar me Deltën, ndaj së cilës ka një efektivitetit 93%.

Paralajmërimi i OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi që të gjitha vendeve e botës të qëndrojnë në gatishmëri dhe të marrin masa për t’u përballuar me një tjetër rritje të mundshme të rasteve të reja me Covid në javët e fundit.

Gjatë një deklarate për shtyp drejtori rajonal i OBSH për Paqësorin Perëndimor, Takeshi Kashai u shpreh se shpërndarja gjeografike e variantit të ri Omicron, tregon fare qartë se ai është më i përhapur nga sa është menduar më herët.

Megjithatë Kasai shtoi se vendet tashmë kanë eksperiencën e duhur dhe kanë mësuar si të përballen me përhapjen e virusit Delta.

Doktori rajonal për emergjencat, Babatunde Oloëokure nga ana tjetër deklaroi se vendosja e ndalimit të udhëtimeve, vetëm mund ta ngadalësojë hyrjen e variantit në vende të ndryshme.

Ai u shpreh se OBSH po bashkëpunon me një numër shumë të madh institucionesh kërkimore për të kuptuar nëse përballja me Omicron ka nevojë për një ndryshim të protokolleve të mëparshme të pandemisë./Përgatiti Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore