Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

28 mln euro për vaksinat anti-Covid, por vetëm një e treta e tyre ka mbërritur

28 mln euro për vaksinat anti-Covid, por vetëm një e treta e tyre

Shqipëria ka shpenzuar 3.4 miliadë lek, ose rreth 28 milionë euro për katër lloje vaksinash që anti-Covid që kanë hyrë në vend nga shtatori i vitit të kaluar deri në shtator të këtij viti.

Sipas Open Data Albania, nga kjo shumë 2.2 miliard lek, ose rreth 18 milionë euro janë para të shpenzuara për blerjen e 1 milionë dozave të vaksinës kineze Sinovac nga kompania turke “Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret Anonim Sirketi”.

Rreth 730 milionë lek, ose rreth 6 milionë euro janë para të shpenzuara për blerjen e 500 mijë dozave të vaksinës Pfizer, ndërsa pjesa tjetër e shumës, pra rreth 4 milionë euro kanë shkuar për blerjen e vaksinave AstraZeneca dhe Sputnik. Për rreth 1.1 milionë doza të vaksinës AstraZeneca janë shpenzuar rreth 3.5 milionë euro, ndërsa për 50 mijë doza Sputnik rreth gjysmë milioni euro.

Sipas Open Data Albania, deri më 1 shtator, qeveria ka marrë vetëm 1 të tretën e dozave të planifikuara, ose pak më shumë se 1.45 milionë doza, nga rreth 4.4 milionë dozat e planifikuara në total.

Sipas Kontratave që Shteti ka lidhur me prodhues, furnitor dhe kompani ndërmjetëse rezulton se deri në shtator 2021 janë kontraktuar 2.9 milionë doza, ose 66 për qind e sasisë së dozave për të cilat shteti është angazhuar në Planin Shtetëror për Vaksinimin. Deri më 1 shtator 2021 janë aplikuar, pra janë kryer si injeksion një milion e katërqind e shtatëdhjetë e dy mijë e treqind e gjashtëmbëdhjetë doza. Vaksinimi ka arritur nivelin 22 për qind të popullsisë.

Shqipëria ka administruar katër lloj vaksinash deri tani për të parandaluar sëmundjen COVID- 19: BioNTech Pfizer me dy kontrata janar 2021 dhe Qershor 2021 ; CoronaVac ; AstraZeneca dhe Sputnik V. Një sasi prej 200 mijë dozash është arritur përmes donacioneve nga BE dhe shtete mike me Shqipërinë.

Kanë mbërritur deri 1 shtator në vend 1 921 957 (një milion e nëntëqind e njëzet e një mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e shtatë) doza. Nga të cilat 1 000 000 një milion janë Sinovac-CoronaVac ; 551 000 (pesëqind e pesëdhjetë e një mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e shtatë) janë BionTech Pfizer ; 320 000 (treqind e njëzet mijë janë) AstraZeneca dhe 50 000 (pesëdhjetë mijë) janë Sputnik V. / Gazeta Shqip

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore