Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

100 mijë euro për spiunët e Policisë, kur jepen dhe kush i merr këto para

100 mijë euro për spiunët e Policisë, kur jepen dhe kush i

Krejt ndryshe nga shumë vite më parë, Policia shqiptare sot ka më shumë mjete e aparatura, por edhe staf të kualifikuar për të parandaluar dhe luftuar krimin.

Por, pavarësisht kësaj vijon përvojën klasike kur vjen puna për të arrestuar persona të shpallur nën kategorinë policore “të kërkuar”, apo të “shumë kërkuar”.

Dhe për të gjitha rastet vendos shuma parash, pë rata që japin informacion të saktë mbi vendndodhjen, duke ruajtur anonimatin. I fundit është Talo Çela. Për këtë rast, Policia ka vënë në dispozicion një shumë prej 10 mijë euro për çdo person që do të japë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Çela akuzohet për ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia në Durrës dhe sipas hetimeve të deritanishme është paguar me një shumë deri në 100 mijë euro për këtë atentat.

Por, ka pasur edhe shumë raste të tjera kur janë vënë në dispozicion shuma parash. Më së shumti në rastet e vrasjes së punonjësve të Policisë së shtetit si Artan Cuku e Arben Zylyftari, por edhe në vrasje të tjera, të cilët mund të prodhonin një zinxhir të tërë vrasjesh të tjera.

Por, nga dalin fondet?

Policia e Shtetit ka një buxhet të ndarë nga Ministria e Brendshme dhe konsiderohet i mirë krahasuar me institucione të tjera. Nga të dhënat Gazeta Shqip mëson se buxheti i Policisë për vitin 2020 është 16.7 milionë lekësh të reja.

Një pjesë e këtij buxheti shkon për informatorët. I konsideruar si një zë sekret në buxhet, nuk ka një shifër zyrtare, por burimet thanë për Gazetën Shqip se shuma për bashkëpunëtorët e policisë shkon deri në 100 mijë euro.

Ata që i marrin këto para janë kryesisht njerëz që kanë informacion dhe janë thuajse të padukshëm, pa një vend pune, të panjohur në publik, pa shoqëri të zgjeruar dhe mbi të gjitha shumë hemetikë.

Kësisoj, informatorët ndahen në disa kategori dhe për policinë shqiptare janë informatorët vigjilentë, natyralë dhe të kompromentuarit. Informatorët vigjilentë janë ata persona, të cilët kundrejt shumave të parave japin informacione për policinë shpeshherë jo të plota pasi kanë si qëllim të përfitojnë sa më shumë nga informacionet e tyre.

Natyralët janë ata bashkëpunëtorë që e japin me dëshirë informacionin ndërsa informatorët e kompromentuar janë ata persona të cilët janë kapur nga organet ligjzbatuese për një krim dhe përdoren nga policia si bashkëpunëtorë.

Në zbardhjen e disa prej ngjarjeve të rënda kriminale qëndron dhe puna e tyre, por në Shqipëri prej disa vitesh rrjeti i bashkëpunëtorëve është dëmtuar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore