Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

10 mijë dollarë për një atentat/ Si u ekzekutua kambisti në Tiranë, krime të tjera dhe me klering

10 mijë dollarë për një atentat/ Si u ekzekutua kambisti

Prej vitesh Policia nuk ka një regjistër apo statistikë të saktë lidhur me vrasjet me pagesë. Përjashtim bëjnë vetëm ato raste kur ngrihen pistat e hetimit të krimit. Deri në fund të vitit 2019 Policia bën të ditur se janë kryer 122 vrasje me pagesë, por sipas tyre e para zyrtarisht është ajo e një kambisti në Tiranë.

Një vrasje tipike që mbetet ende sot pa autor ështëvrasja e Ylli Myftarit më 30 dhjetor 1997 e për të cilën janë paguar 10 mijë dollarë. Ky i fundit, një kambist në Tiranë, përfshihet në serinë e kambistëve të grabitur dhe të vrarë në vijimësi, deri në vitin 2009.

Mendohet që kjo të jetë vrasja e parë e identifikuar nga policia sivrasje me pagesë.Fillimisht kjo vihet re në qytetet e mëdha, sidomos në qytetin e Tiranës, ku pas një seri konfliktesh për motive të dobëta midis bandave kriminale“të fortëve të lagjes”, këto konflikte përfunduan në vrasje.

Për shembull, në Tiranë janë përplasjet midis djemve të“Rrugës Bardhyl” me bandën e djemve të “Trenit të Vjetër”, “Banda e Selitës” me “Bandën e Yzberishtit”, apo në Vlorë“Banda e Gaxhait” me “Bandën e Zanit” etj.

Në përgjithësi, vrasjet e asaj periudhe kryheshin me armë të përdorura nga ushtria dhe policia shqiptare, si pistoletaTT dhe Kallashnikov model 47, Zastava model 70, por dhe armë automatike tip skorpions.

Por ka edhe vrasës me pagesë për 20 mijë lekë, ose një fuoristradë. Si p.sh, në rastin e DritanVilës, vrasës me pagesë për llogari të “Bandës së Lushnjës” që u kontraktua nga Enver Dondollaku.

Një rast tipik është vrasjae dy punonjësve të policisë në Fushë-Krujë, në vitin 1999. Vrasësi me pagesë, Dritan Rexhepaj nga Vlora, porositet ngaShefqet Severi për llogari të personit të konfliktuar me dy policët e vrarë. Rexhepi do të arrestohet në vitin 2006, ndërkohë që ishte student i Fakultetit Juridik në Tiranë. Rexhepajnjë emër mjaft i njohur për Drejtësinë dhe tashmë në burg në Ekuador akuzohet për disa vrasje me pagesë. Ai ishte shumë i aftë për t’i shpëtuar organeve të rendit dhe ishte arratisur disa herë nga institucionet e sigurisë së lartë, si në Shqipëridhe në Pavia të Italisë.

Nga ana tjetër, në rastin Rexhepaj vrasjet me pagesë nuk ishin e vetmja veprimtari kriminale e tij, kriter thelbësor ky që dallon një vrasës profesionist nga ai me përvojë. Për shembull, Rexhepaj akuzohej për trafikdroge në Belgjikë dhe Holandë, si dhe grabitje bankash në Spanjë.

Sipas fjalorit të Oksfordit, vrasës me pagesë përcaktohet “ai i cili paguhet për të vrarë dikë për qëllime përfitimi,sidomos ekonomik dhe politik”. Megjithatë, ky përcaktim mund të krijojë çoroditje, pasi edhe një pjesëtar i forcavespeciale apo një agjent special që vret për interesa shtetërore mund të konsiderohet vrasës me pagesë.

Tipari dallues i vrasjes me pagesë nga vrasjet e tjera është pikërisht lidhja midis vrasësit dhe shënjestrës. Ky element, si në pikëpamjen ligjore (lidhja shkakësore e veprës kriminale) ashtu dhe sociale (ndërveprimi midis vrasësit dhe viktimës), ështëndër tiparet më dalluese të kësaj vepre kriminale.

Pagesa për një vrasje në Britaninë e Madhe shkon nga 15 mijë deri në 100 mijë paund. Pjesa më e madhee vrasjeve në Britaninë e Madhe janë kryer me armë zjarri.

Tipologjitë e vrasësve me pagesë në literaturëkanë përcaktuar katër kategori vrasësish me pagesë:Vrasës fillestarë. Në këtë kategori bëjnë pjesë ata vrasës që kryejnë një krim për herë të parë dhe nuk kanë përvojë.Vrasës amatorë. Ky, në ndryshim nga i pari, ka njëfarë përvoje, por nuk ka një profil kriminal. Pra, përveç vrasjeve mepagesë nuk ka kryer tjetër veprimtari kriminale. Për rrjedhojë, kjo kategori vrasësish ka lidhje të kufizuara me botëne krimit, gjë që ia vështirëson shtënien në dorë të armëve dhe eksplozivit. Amatorët pranojnë kontrata për të mbuluar problemet e tyre financiare, por nuk e kanë vrasjen me pagesë profesion të parë. Vrasësit amatorë në përgjithësikryejnë një ose dy vrasje me pagesë. Ata mund t’i kryejnë këto vrasje edhe për të rritur reputacionin e tyre në botën ekrimit.

Në ndryshim nga “profesionistët”, amatorët nuk e kanë vrasjen me pagesë mjet pune, por e bëjnë atë për njëçështje specifike. Vrasës me përvojë. Në këtë kategori bëjnë pjesë vrasës që nuk shquhen për ndonjë aftësi të rrallë, por që kanë njëpërvojë të gjerë vrasjesh. Ata njihen dhe kanë lidhje me botën e krimit. Zotërojnë burime të mjaftueshme armëshdhe eksplozivësh. Policia mund t’i zbulojë duke përdorur burime lokale në zonat ku banojnë. Forma e vetme e jetesësështë thjesht nëpërmjet veprimtarisë kriminale, dhe vrasja me pagesë nuk është e vetmja veprimtari e tyre.

Vrasës profesionistë. Në këtë kategori bëjnë pjesë në përgjithësi individë me një karrierë ushtarake nëforcat speciale apo në forcat e policisë. Kjo kategori është kontingjenti më i vështirë për t’u zbuluar, pasi nuk kanëlidhje me zonën ku kryejnë krimin. Janë gjithmonë në lëvizje dhe janë shumë të aftë të fshehin gjurmët. Vrasësi profesionist e konsideron vrasjen si profesion dhe si mjet pune. Ata zakonisht janë anëtarë të një organizate kriminaleose veprojnë te vetmuar.

Në kontekstin shqiptar periudha kohore ndahet në dy faza. Faza e parë i përket vitit 1990 deri në 2003 dhe sipas ekspertëve është ajo e formimit tëbandave lokale dhe konsolidimit të tyre. Faza e dytë nga 2003 deri në 2014 dhe lidhet me forcimin deri diku të shtetit të së drejtës, faktor që solli ridimensionimin e krimit të organizuar, poredhe të veçorive të vrasjeve me pagesë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore