Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Pasojat politike të lejimit të simboleve kombëtare në Mal të Zi

Pasojat politike të lejimit të simboleve kombëtare në Mal

Lejimi i përdorimit të simboleve kombëtare në Mal të Zi në ditët e fundit të qeverisë së DPS-së së Milo Gjukanoviçit, ka shkaktuar një entuziazëm në radhët e shqiptarëve të Malit të Zi, por edhe në pakicat e tjera.

Vendimi është marrë me dinakëri, duke ja lënë si një “pilaf” qeverisë së re që pritet të përbëhet me një peshë të rëndësishme nga filoserbët. Të cilët prej fitores së 30 gushtit e deri tani, të vetmen flamur që kanë nxjerrë politikisht ka qenë ai i Serbisë dhe heronjtë kombëtarë serbë.

Për vite me radhë, qeveria e Gjukanoviçit i ka mbajtur xhindët në shishe dhe tani i ka nxjerrë sapo ka dalë ai i madhi që ka fytyrën e Amiloflijes. Për të mos nxitur një shpërthim të nacionalizmit serb që në Mal të Zi është mbi 25% është ndaluar hapur festimi me simbole kombëtare të shteteve të tjera.

Madje ka pasur raste që shqiptarë, sidomos nga Shqipëria që në delir kanë festuar me simbole nacionale në qytetet malazeze gjatë eventeve sportive apo edhe të tjera, jo vetëm janë gjobitur por edhe janë burgosur.

Si shpjegohet kjo liri sot kur Podgorica lejon hapur që të gjithë te festojnë jo vetëm me flamur, por edhe me stema edhe himne të kombit të tyre. Duhet pasur parasysh që kjo nuk bëhet vetëm për shqiptarët, por edhe për kroatët, edhe boshnjakët, si edhe romët në Mal të Zi.

Kjo për arsye se “akulli është thyer” më 31 gusht, kur Podgorica u “dogj” nga flamujt e Serbisë.Qeveria filoserbe e Krivokapiçit, që pritet të konstituohet në mesin e tetorit, do të ketë dhimbje koke pikërisht shpërthimin e ndjenjave nacionaliste të kombësive të tjera në Mal të Zi.

Në ndërkohë, ku si pasojë e insistimit të Dritan Abazoviçit, mazhoranca e re ka firmosur një deklaratë ku bën të ditur se do të respektojë flamurin e Malit të Zi, stemën e Republikës, dhe himnin kombëtar.

Po në këtë kakofoni, ku përveç serbëve, edhe shqiptarët, boshnjakët, kroatët, e romët mund të valëvitin e këndojnë sipas zemrës së tyre nacionale, çfarë mund të bëjë qeveria e re?

Të ndalojë edhe njëherë përdorimin e simboleve kombëtare? Edhe është e mundur. Nëse e bën, ndrydh ndjenjat reale të elektoratit serb, nëse s’e bën krijon një çorbë multietnike që ec e kontrolloje.

Shqiptarët në Mal të Zi, deri tani kanë qenë aleatë të Gjukanoviçit, por ky i fundit i ka ndryshur të shprehin hapur dëshirat e ndjenjat kombëtare. Po sa do ishte efektive një periudhë e re, ku vërtetë mund të shprehin këto ndjenja, por të shohin një kapërdisje serbe që sjell vetëm urrejtje për shqiptarët nga mazhoranca qeverisëse?

Duket një taktikë e studiuar nga Milo Gjukanoviç, i cili është ende President i Republikës, Dhe mbrëmë në televizionin serb N1 bëri të ditur se nuk do të japë dorëheqje edhe për 2 vjet që ka mandatin. Por nëse do të kemi një situatë të tillë kaosi nacionalist në vend, ka gjasa që Gjukanoviç të ndërhyjë që të vendosë rregullin. Partia e tij ka vetëm një deputet më pak. Një!

Edhe kur ndonjë shqiptar si Nik Gjeloshaj, votoi për kandidatin e koalicionit mazhoritar me shpresën se mund të përfitojë sadopak nga pushteti i ri, Edi Rama i shkoi në shpi dhe piu një kafe me të, ku natyrisht i ka bërë të ditur se Tirana nuk e mirëpret një koalicion të tij me Krivokapiçin. Kështu që gjërat duken më të komplikuara. Milo Gjukanoviç, iku por edhe mund të rikthehet.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore