Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Vrasje, plagosje, tritol dhe atentate të dështuara/ Si nisi viti 2022 ende pa mbaruar muaji janar

Vrasje, plagosje, tritol dhe atentate të dështuara/ Si nisi viti 2022

Vetëm 11 ditë nga viti 2022 dhe kemi patur një seri ngjarjesh që kanë tronditur Shqipërinë, duke nisur nga vrasjet, plagosjet, vendosje tritoli deri tek atentatet e dështuara.

Një vit i cili do jetë ngarkuar përsa i përket aktivitetit politik, por duket se edhe bota e nëndheshme është zgjuar dhe po godet shenjestrat e saj. Qytetet problematike ku krimi ka fuqi dhe godet qoftë ditën apo natën, siç është Tirana, Vlora, Shkodra, apo Fushë-Kruja.

Dy persona mbetën viktima në 11 ditët e para të muajit janar, konkretisht Erion Çela në 4 janar në zonën e Don Boskos në Tiranë dhe Xhuliana Topalli në 9 janar në Vaun e Dejës.

Erion Çela ishte në tavolinën e gabuar nën shoqërinë e disa miqve të tij, duke konsumuar kafe, teksa persona të paidentifikuar kanë shtënë me breshëri drejt tavolinës së tyre. Çela humbi jetën, teksa 4 persona të tjerë mbetën të plagosur. Më vonë u mësua nga policia se ai nuk ishte shenjestra e atentatit.

Pas atetntatit mafioz ndodhi edhe krimi në familje, ku Xhuliana Topalli u vra nga ish-bashkëshorti i saj Niko Hila në Nënshat të Vaut të Dejës. Pas krimit, autori tentoi të kryente vetëvrasje. Motivi i ngjarjes janë përplasjet e shpeshta për kujdestarinë e vajzës së çiftit.

Këto ditë të para regjistruan dhe atentate në qytete të ndryshme, i pari ai ndaj Viçenc Pirolit në Shkodër. 34-vjeçari u ndoq nga disa persona të cilët goditën drejt tij për ta vrarë, por mbeti i plagosur.

Diego Hanaj në Vlorë, gjithashtu mundi t’I shpëtojë një atentati. Persona të cilët lëviznin me një automjet tip Audi shkuan në zonën ku ai jetonte e më pas tentuan ta eleminonin. Ai mundi të largohej me vrap, por mbeti I plagosur në dorë.

Një emër i njohur në botën e krimit arriti t’I mbijetojë breshërisë së plumbave të kallashnikovit. Gentin Bejtjas iu bë pritë nga disa person kur ai ishte duke udhëtur me automjet me mikun e tij Klodian Stafukën. Si pasojë e të shtënave Bejtja mbeti I plagosur e u transferua në spitalin e Traumës, në Tiranë.

Vendosja tritolit në automjetin e Bernard Sinomatit, ishte një mesazh ndaj këtij të fundit në Vlorë edhe pse ai banon jashtë kufijve. Makina tip “Passat” qëndronte e parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” ku dhe iu vendos lënda shpërthyese.

Një tjetër vlonjati iu vendos tritol në makina, kësaj radhe në Tiranë, Mikel Harizaj. Ai ishte duke udhëtuar me një tjetër-person kur automjeti tip Mazda shpërtheu si pasojë e lëndës plasëse. Dy personat janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Ka një studim nga ekspertët e kriminalistikë se festat e fundvitit, sjellin një rritje të kriminalitetit kjo për faktin se shenjestrat mblidhen pranë familjeve të tyre dhe janë më të ekspozuar nga atentatorët./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore