Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Zhurmat e stomakut/ Nga se shkaktohen dhe si t’i shmangni

Zhurmat e stomakut/ Nga se shkaktohen dhe si t’i shmangni

Në një dhomë të qetë, gjatë një takimi, ndërsa bëni një prezantim të rëndësishëm para të gjithëve, disa zhurma dëgjohen nga stomaku juaj. Por në fakt nuk ka asgjë për t’u turpëruar pasi ky proces është normal për trupin tonë. Mund të ndodhë për shkak të urisë, tretjes së ngadaltë ose konsumimit të disa ushqimeve.

“Bright Side” tregon disa masa të lehta, por efektive që mund të merrni për të parandaluar zhurmat e pakëndshme dhe shpesh të sikletshme

Dilni për një shëtitje pas ngrënies
Nuk ka nevojë të jetë një shëtitje e gjatë, mund ta bëni gjatë një pushimi në punë ose pasi keni ngrënë darkën tuaj. Vetëm 15 minuta lëvizje janë gjithçka që ju nevojitet për të vazhduar tretjen. Ecja është efektive sepse bën që ushqimi të lëvizë më shpejt nëpër stomak.

Pini shumë ujë
Uji do të ndihmojë në procesin e tretjes, kështu që mund ta konsumoni atë gjatë ose pas vaktit tuaj. Megjithatë, nuk është e nevojshme të pini shumë menjëherë, pasi barku i mbushur me ujë do të lëshojë gjithashtu zhurma. Për më tepër, përpiquni të pini ujë të filtruar ose në shishe, pasi një pjesë e ujit të rubinetit mund të përmbajë klor. Nuk është e dëmshme, por mund të shkaktojë acarim nëse keni zorrë të ndjeshme.

Hani më ngadalë dhe përtypni më mirë
Së pari, kushtojini vëmendje procesit të të ngrënit, pasi mund të përtypni shumë shpejt dhe të gëlltisni shumë ajër gjatë kohës që hani. Një sasi e madhe ushqimit në stomak mund të shkaktojë zhurma të ndryshme. Së dyti, përpiquni të përqendroheni te përtypja, pasi kjo mund të parandalojë hyrjen e ajrit brenda. Për më tepër, sigurohuni që copat që hani të mos jenë shumë të mëdha, sepse copat më të mëdha dhe të përtypura keq janë më të vështira për t’u tretur.

Kontrolloni nëse hani ushqime që nxisin gazrat
Gjëra si fasulet, thjerrëzat, bizelet, misri, makaronat, patatet, brokoli, lakrat, orizi kaf, tërshëra dhe gruri, janë përgjegjës për nxitjen e gazit në zorrë. Por kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i hiqni plotësisht këto produkte nga dieta juaj. Zvogëlimi i sasisë dhe shpeshtësisë mund të jetë i mjaftueshëm

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore