Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Zbuloni pse burrat nuk flasin pas seksit!

Zbuloni pse burrat nuk flasin pas seksit!

Së fundmi një grup neuro-shkencëtarësh, pas analizimit të aktivitetit të trurit mashkullor gjatë dhe pas kulmimit, gjeti një zhdukje të korteksit cerebral, një zonë e caktuar për të menduar, menjëherë pas marrëdhënieve seksuale. Ndoshta kjo është arsyeja pse partneri nuk ju flet asnjë fjalë pas seksit.

Prodhimi i oksitocinës, hormonit të aftë për të rregulluar temperaturën e trupit, kontrollin e presionit të gjakut dhe ngritjen e sistemit imunitar shkakton një impuls të natyrshëm drejt pjesës tjetër, prandaj edhe bisedat dhe fjalët rrallohen.

Ne shmangim ekuacionet e lehta për mungesën e dallimeve mes fillimit apo fundit të aktit. Së fundmi një sondazh nga “Sex Information and Education Council of Canada” ka zbuluar që nëse përqafoheni pas seksit, partnerja do të ketë më shumë dëshirë për të bërë seks me ju.

Për këtë sondazh janë pyetur 2400 kanadezë rreth herës së fundit që kanë bërë seks. Nga gratë që ishin përqafuar me partnerin 6 deri në 10 minuta pas seksit, 71% e vlerësoi përvojën si shumë të kënaqshme krahasuar me 41% nga gratë që ishin përqafuar më pak.

Rikujtojmë, se sipas një sondazhi tjetër të kryer në Britani mes 12,132 vullnetarëve, rezultoi se 1/2 e grave që morën pjesë, kanë humbur interesin për seksin.

Moshat e studiuara ishin midis 16-74 vjeç dhe pyetjet e bëra kishin të bënin me libidon dhe dëshirën për seks. Më konkretisht, gratë që morën pjesë u pyetën nëse kishin ndonjë përvojë me sëmundje seksualisht të transmetueshme, me shtatzëni të padëshiruar apo ndonjë përvojë të marrëdhënieve të detyruara, si dhe nëse i pëlqeu fizikisht akti seksual. /TAR/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore