
Zbuloni çfarë ndodh me trupin nëse përdorni njëkohësisht aspirinë dhe ibuprofen
Përzierja e disa ilaçeve të caktuara kundër dhimbjes nuk rekomandohet as nga mjekët dhe as nga ekspertët për shkak të efekteve anësore. I tillë është rasti i ilaçeve kundër dhimbjes siç janë aspirina dhe ibuprofeni. Sipas të gjitha të dhënave, këshilla më e përhapur e mjekëve është që këto dy ilaçe dhe të ngjashme me to të merren me alternime dhe jo në të njëjtën kohë.
Efektet Anësore Të Përzierjes Së Aspirinës Dhe Ibuprofenit
Aspirina dhe ibuprofeni janë ilaçe kundër dhimbjes së të njëjtit grup medikamentesh pa steroide dhe kundër inflamacionit. Marrja e tyre në të njëjtën kohë dhe për të njëjtën arsye – pra, dhimbjen- rrit ndjeshëm rrezikun e efekteve anësore të secilës prej barnave. Aspirina nga ana tjetër merret edhe nga njerëz që kanë probleme me zemrën. Këta njerëz nuk duhet ta shoqërojnë aspirinën me ibuprofenin sepse ky i fundit ndikon në punën e aspirinës për shëndetin e zemrës. Megjithatë, nëse njerëzit marrin aspirinë në doza të ulëta për parandalimin e atakut në zemër, ndonjëherë ata mund të marrin edhe ibuprofen kundër dhimbjeve të kokës ose atyre muskulare.
Cili Prej Jush Duhet Të Shmangë Ilaçet Kundër Inflamacionit
Njerëzit që janë alergjikë ndaj aspirinës dhe ibuprofenit duhet të qëndrojnë larg tyre. Sipas të dhuenave Këto barna nuk u bëjnë mirë njerëzve që vuajnë nga azma, kanë luhatje të tensionit të gjakut, vuajnë nga veshkat ose mëlçia dhe janë shtatzënë. Aspirina në veçanti nuk rekomandohet për fëmijët dhe të miturit nën moshën 16 vjeç.
Rradha E Marrjes Së Aspirinës Dhe Ibuprofenit
Shumë njerëz nuk i përziejnë ilaçet nga efektet anësore që ato kanë, ndërsa të tjerë preferojnë të marrin përsipër rrezikun. Njerëzit që pijnë aspirinë për të mbrojtur zemrën mund të konsumojnë ibuprofen kundër dhimbjeve të paktën 8 orë përpara aspirinës ose 30 minuta pas marrjes së saj.
Efektet Anësore Të Kombinimit Të Aspirinës Me Ibuprofenin
Efektet anësore më të përhapura janë: problemet me tretjen, të vjella dhe fryrje në stomak. Ju duhet të shkoni menjëherë tek mjeku nëse keni plasaritje të lëkurës, kollë, shtrëngim të fytit ose kraharorit, vështirësi në frymëmarrje dhe enjtje të muskujve të fytyrës./AgroWeb.

Keni probleme me dhëmbët? Zgjidhjet natyrale
Historia e plotë >
Zbuloni çfarë duhet të bëni tani për të parandaluar demencën
Historia e plotë >

Kura e saktë me çaj mali kundër kollës, ftohjeve dhe virozave
Historia e plotë >
Sot është “Blue Monday”, dita më e trishtë e vitit
Historia e plotë >

Pse në Kinë ka mbi 1.2 miliard njerëz por ndajnë vetëm 100 mbiemra
Historia e plotë >
Pamje të pabesueshme, tigri i Bengalit tërheq makinën 1.8 tonëshe (Video)
Historia e plotë >
Pse populli nuk e kupton që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Rreziqet që i kanosen botës/ Vendet e pasura duhet të shpërndajnë vaksin...
Historia e plotë >
Pakti detar/ Dendias trondit Shqipërinë: 12 miljet në Jon na japin 13 00...
Historia e plotë >
Del video, si do të qëndrojnë nxënësit dhe mësuesit në klasa

Lista/ Nga niveli më i lartë te ai më i ulët, si përhapet koronavirusi në lokale, palestra...

“Policët barkderrë”, Lleshaj ia gjen vendin njerëzve që i kap reforma: Do t’i çojmë roje në...
Biznes


Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >

