Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Zbuloni çfarë duhet të përfshini në mëngjesin tuaj që të jeni të ngopur më gjatë

Zbuloni çfarë duhet të përfshini në mëngjesin

I mbani mend gjyshet kur këmbëngulnin për rëndësinë e një mëngjesi të pltoë? Epo kanë patur një të drejtë. Pavarësisht se preferoni të ëmblat apo të kripurat, të ngrohtat apo të ftohtat, ka disa ushqime që duhet t’i përfshini patjetër.

Gjithçka lidhet me balancimin e karbohidrateve, sheqernave, yndyrave apo proteinave me minrealet dhe vitaminat e duhura.

Sigurohuni që të Konsumoni Yndyrna Të Shëndetshme
Yndyrnat nuk vijnë vetëm nga gjërat e skuqura, të cilat le të themi të vërtetën që nuk janë shumë të mira për organizmin. Por ka një grup prej tyre të cilat vijnë nga baza bimore të cilat janë shumë të domosdoshme për organizmin. Këto yndyrna janë thelbësore për funskionin e trurit, niveleve të energjisë, shëndetit të flokut, lëkurës dhe thonjve. Ushqime si avokadot, farat chia, farat e linit, bajamet, shqemet, vaji i peshkut apo vezët janë të pasura pikërisht me këto yndyrna mirëbërëse.

Karbohidratet Komplekse Ju Vijnë Në Ndihmë
Dietat na kanë bërë të mendojmë se karbohidratet janë fajtore për shtimin në peshë, por faktikisht nëse konsumohen siç duhet ato nxisin rënien nga pesha. Karbohidratet mund t’i gjeni edhe tek perimet apo frutat gjë që ju jep mundësinë që të jeni akoma edhe më të shëndetshëm.

Mbusheni Pjatën me Proteina
Shumë persona pa e ditur vuajnë nga mungesa e proteinave duke ndikur në masën muskulore dhe shëndetin e organeve. Proteinat që nuk duhet t’i ndani gjatë mëngjesit tuaj janë: vezët, gjalpi i kikirikut, kosi.

Mos Harroni Vitaminat dhe Mineralet
Mëngjesi është vakti i parë i ditës dhe mundësia për t’i dhënë trupit tuaj energjinë që të përballojë ditën. Nëse ju përfshini produkte të pasura me vitamin dhe minerale ju e ushqeni organizmin dhe e ndihmoni atë që të jetë i shëndetshëm. Gjithashtu, sugjerohet që të tregoheni të vëmendshëm që ushqimet që përfshini të jetë edhe të plotë. Pra zgjidhni boronica, banane, fara kërpi, selino, fiq, mollë./AgroWeb

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore