Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Zbulohet reagimi i fetuseve në mitër ndaj ushqimeve

Zbulohet reagimi i fetuseve në mitër ndaj ushqimeve

Thuhet se ne mësojmë të vlerësojmë shijet kur jemi ende në bark, por deri më tani askush nuk ka arritur të kapë shprehjen e gëzuar të një fetusi në shijimin e ushqimit të sapo tretur nga nëna. Një grup shkencëtarësh nga “Fetal and Neonatal Research Lab” i Universitetit të Durhamit në Mbretërinë e Bashkuar e arritën këtë duke i nënshtruar njëqind gra shtatzëna në ultratinguj 4D. Imazhet tredimensionale, lëvizëse dhe në kohë reale treguan reagimet e fetusit në mitër ndaj shijeve. Studimi është publikuar në Psychological Science.

Njerëzit i perceptojnë shijet përmes një kombinimi stimujsh që ndikojnë në shijen dhe erën, dhe fetuset mendohet se i përjetojnë ato përmes lëngut amniotik që i rrethon. Disa studime e kishin hipotezuar këtë, por askush nuk e kishte filmuar kurrë reagimin e tyre në mitër. Studiuesit u përpoqën të stimulonin shqisat e të palindurit me dy shije të dallueshme, ëmbëlsinë e karotës dhe atë të hidhur të lakrës.

Nënat e ardhshme, midis moshës 18 dhe 40 vjeç dhe midis javës së 32-të dhe 36-të të shtatzënisë, gëlltitën një kapsulë që përmbante ose 400 mg pluhur me aromë karrote ose 400 mg pluhur me aromë lakre dhe 20 minuta më vonë iu nënshtruan ekografisë 4D.
Fetuset që kishin “shijuar” karotën shfaqën të gjithë një shprehje shumë të dallueshme të qeshur. Ata që prekën lakrën bënë një fytyrë më të ngjashme me të qarat. Nënat nuk kishin ngrënë apo pirë asgjë tjetër që mund të ndërhynte, përpara ekografisë.

Studimi mund të ofrojë njohuri të rëndësishme mbi shfaqjen e aftësisë sonë për të dalluar shijet dhe thekson rëndësinë e informimit të grave shtatzëna mbi nevojën për të ndjekur një dietë të shëndetshme dhe të larmishme. Ajo që shijojmë në mitër mund të ndikojë në pranimin e ushqimit më vonë, madje edhe në momente delikate siç është marrja e gjirit. Fëmijët e përfshirë në hulumtim do të ndiqen edhe pas lindjes për të verifikuar këtë hipotezë.

Zbulohet reagimi i fetuseve në mitër ndaj ushqimeve

Reagimi i një fetusi pasi ka “shijuar” lakrën

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore