
“WhatsApp” vjen me ndryshime në privatësi, Elon Musk ngre alarmin, e mbështet Snowden: Po ju vjedh të dhënat, përdorni...
“WhatsApp” ka aplikuar politika të reja, e si pasojë shumë përdorues të tij kanë vendosur që të largohen. Madje këto ndryshime kanë bërë që njerëzit ditët e fundit të shkarkojnë një tjetër aplikacion, “Signal”.
Aplikacioni i mesazheve të menjëhershme ka filluar të zbatojë ndryshimet e tij në të gjithë botën, duke informuar përdoruesit e tij përmes njoftimeve në vetë sajtin.
Përdoruesit nga e gjithë bota kanë kërkuar një alternativë ndaj aplikacionit të zotëruar nga “Facebook” pasi doli në dritë se politika e re synon që të dhënat e përdoruesve të “WhatsApp” të ndahen me pjesën tjetër të shërbimeve të kompanisë.
Një ndryshim i detyrueshëm për të gjithë përdoruesit nëse duan të vazhdojnë të përdorin aplikacionin.
Ndërkohë një nga personazhet që ka qenë kundër kësaj politike të re ka qenë Elon Musk. Themeluesi i Tesla ka inkurajuar ndjekësit e tij të shkarkojnë një tjetër aplikacion për mesazhe.
Përmes një komenti në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, Musk ka qenë shumë i qartë me qëllimet e tij: “Përdorni SIGNAL”.
Pas tij të njëjtin mesazh e shpërndau edhe Edward Snowden. Kur u pyet pse e rekomandoi atë aplikacion, ish- punonjësi i Agjensisë Amerikane të Sigurisë u përgjigj duke thënë: “Unë e përdor atë çdo ditë dhe nuk kam vdekur akoma.


Kura e saktë me çaj mali kundër kollës, ftohjeve dhe virozave
Historia e plotë >
Sot është “Blue Monday”, dita më e trishtë e vitit
Historia e plotë >

Pse në Kinë ka mbi 1.2 miliard njerëz por ndajnë vetëm 100 mbiemra
Historia e plotë >
Pamje të pabesueshme, tigri i Bengalit tërheq makinën 1.8 tonëshe (Video)
Historia e plotë >


Pse populli nuk e kupton që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Sondazhet e zgjedhjeve në TCH/ Televizioni kontratë me kompaninë IPSOS, ...
Historia e plotë >
“Nuk pranoi që Trump të ishte në varrimin e tij”, bëhet film jeta e sena...
Historia e plotë >
Jo vetëm COVID/ Mjeku Kalo nxjerr fotot dhe tregon sëmundjet e tjera të rrezikshme që prekin qytetarët

COVID infekton 1% të popullsisë në vend, më shumë se gjysma e tyre, u sëmurën në 6 javët e fundit

Anulohet protesta/ Flet kreu i sindikatës së mjekëve: Premtimi për rritje page veç fjalë
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
