Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

WhatsApp sjell risinë e re! Mund të dërgoni mesazhe pa përdorur celularin

WhatsApp sjell risinë e re! Mund të dërgoni mesazhe pa

Për të filluar, tipari i ri do të paraqitet si një provë beta për një "grup të vogël përdoruesish" dhe ekipi planifikon të përmirësojë performancën dhe të shtojë veçori të tjera para se ta mundësojë atë për të gjithë. Edhe në sistemin e ri do të vazhdojë të funksionojë siguria e lartë e mesazheve, të cilat mund të lexohen vetëm nga përdoruesit dhe nuk lejon ndërhyrjen e palëve të treta.

Inxhinierët e Facebook thanë se ndryshimi kishte nevojë për një "rimendim" të dizajnit të softuerit të WhatsApp. Kjo për shkak se versioni aktual "përdor një aplikacion smartphone si pajisje kryesore, duke e bërë telefonin burimin e së vërtetës për të gjitha të dhënat e përdoruesit dhe pajisjen e vetme të aftë për të koduar mesazhe. WhatsApp Web dhe aplikacione të tjera jo smartphone janë në thelb një "pasqyrë" e asaj që ndodh në telefon./BBC

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore