Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Vijon transmetimi i serialit Sorge në Top Channel, për spiunin e famshëm rus

Vijon transmetimi i serialit Sorge në Top Channel, për spiunin e

Jeta dhe veprimtaria e spiunit më të famshëm në periudhën para e gjatë luftës së dytë botërore, Richard Sorge, vazhdon me sukses të transmetohet në ekranin e Top Channel çdo të diel në orën 21:00. Filmi i ka ngjarjet e vendosura në pranverën e vitit 1941.

Richard Sorge është një agjent sekret i Bashkimit Sovjetik, me nofkën “Ramsej”, i cili punon fshehurazi në Tokio, i maskuar si turist gjerman.

Ndërsa punonte si korrespondent për një gazetë gjermane me shumë influencë në Japoni ai kishte akses në informacionet më të vlefshme në qarqet diplomatike gjermane. Aftësia e tij e jashtëzakonshme për të komunikuar me njerëzit e ndihmoi atë të arrinte të merrte informacione sekrete ushtarake.

Vijon transmetimi i serialit Sorge në Top Channel, për spiunin e

Kur mëson se Hitleri ka vendosur të pushtojë Bashkimin Sovjetik, Sorge i dërgon një paralajmërim urgjent Moskës, duke i njoftuar për rrezikun, edhe pse s’ishte në dijeni të datës së pushtimit. Fatkeqësisht, eprorët nuk kanë respekt për Sorgen, ndaj Moska e trajton informacionin e tij si të padobishëm.

Por Sorge këmbëngul aq shumë sa del edhe kundër protokollit, duke i dërguar mesazhet njëri pas tjetrit. Kjo bën që të diktohet nga Shërbimi Sekret japonez, i drejtuar nga kolonel Osaki, i cili ka kohë që e mban nën vëzhgim agjentin sovjetik.

Pasi shpërthen lufta, eprorët vendosin të ndryshojë qëndrim ndaj Sorges dhe i japin një post të rëndësishëm te Shërbimi Sekret në Moskë. Aty ai merr përsipër detyrën e vështirë që të zbulojë nëse Japonia ka ndërmend ta sulmojë Bashkimin Sovjetik. Dhe nëse po, kur…

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore