Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

'Vërtetohet' udhëtimi në kohë... nga video e Mike Tyson në '95/ Spektatori mban një ‘iPhone’ në dorë

'Vërtetohet' udhëtimi në kohë... nga video e Mike

Tifozë boksi ‘sy-shqiponjë’ kanë ngritur së fundmi ‘dyshime ekzistenciale’ në lidhje me kohën dhe realitetin ku jetojnë, pas disa mospërputhjeve absurde në pamjet e një dueli mes Mike Tyson e Peter McNeeley.

Video nga viti 1995 tregon dyshen që luftojnë njëri-tjetrin në ring – por ajo që merr të gjithë vëmendjen është një anëtar i audiencës që duket se bën foto me aparat që ngjan me iPhone – 12 shumë vite para debutimit të tij.

Përdoruesit habiten sesi aparati duket njëlloj me celularët e sotëm, të cilët kanë nisur të shiten pas viteve 2000.

Një prej tyre komentonte: “Duel i vitit 1995 mes Mike Tyson e Peter McNeeley në Las Vegas. një person nga turma po bën foto me një celular inteligjent që në vitet 90-të, këta janë alienë!”

Një tjetër shtonte: “Nuk e di nëse është udhëtim në kohë por askush nuk mund të shpjegojë çfarë lloj kamera është, dhe nuk ka vijë të zezë poshtë lenteve”.

Një tjetër shkruante: “Ku duket si një celular modern, është e frikshme”.


Por dikush tjetër nuk magjepsej kollaj : “Fytyra e tij nuk është e ndriçuar nga ekrani. Nëse dikush do të mbante një ekran asokohe të gjithë të tjerët do të ishin duke e shikuar”.

Të tjerë thonin se asokohe mund të kishte kamera të vogla portative si modelet Casio QV-10A, Casio QV-100 e Logitech Fotoman që dukeshin të ngjashme me atë që tifozi mban lart.

Zhvillimi ka nxitur të tjera teori konspiracioni për “udhëtimin në kohë”, siç është dhe mural 85-vjeçar në Springfield. proved time travel exists.

Piktura e vitit 1937 nga Umberto Romano para qet një skenë të epokës koloniale të Amerikës, ku një nga burrat shihet që shikon në mënyrë misterioze një objekt katërkëndor që ka në dorë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore