
Ushqimi më i veçantë francez është zyrtarisht pjesë e trashëgimisë së “UNESCO”, zbuloni për çfarë bëhet fjalë
“Baguette”, buka e gjatë dhe me kore që është një element kryesor i shijes franceze, i është dhënë statusi i veçantë “UNESCO”.
“Baguette” i bashkohet ushqimeve dhe kulturave të tjera të kuzhinës në listën e UNESCO-s të “Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”, duke përfshirë prodhimin e picës napolitane, ‘kimchi’, kulturën belge të birrës, “dietën mesdhetare” dhe kafen arabe.
Tradita dhe mjeshtëria
Drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, tha për “CNN” se statusi i mbrojtur i ‘baguette’-ës i kushton haraç traditës, mjeshtërisë dhe siguron që mënyra artizanale e pjekjes t’i kalohet brezit të ardhshëm. Azoulay tha:
“Është një lloj mënyre jetese. Ka gjithmonë një furrë afër, ku mund të shkosh të blesh bukë të freskët të dhe të takosh njerëz. Ky është një element shumë i rëndësishëm i kohezionit social. Kjo do t’i bëjë njerëzit të kuptojnë se kjo ‘baguette’ e zakonshme që ata e njohin shumë mirë, është diçka e çmuar. Ajo vjen nga historia dhe ka karakter dhe është e rëndësishme të ndërgjegjësohet publiku, të jetë krenar për këtë”.
Azoulay tha se Francës iu deshën gjashtë vjet për të mbledhur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm përpara se të dorëzonte kërkesën e saj në UNESCO. Ndërsa furrat në Francë zakonisht shesin lloje të shumta ‘baguette’-ash, më të mirat njihen si ‘baguettes de tradite’.
Këto mund të bëhen vetëm me katër përbërës: miell, ujë, kripë dhe maja dhe duhet të piqen në çast. Bukëpjekësi parizien Priscilla Hayertz pranoi për portalin francez “AFP” se “baguette” ishte një produkt bazë, që prek të gjitha kategoritë socio-kulturore, qofshin të pasur apo të varfër.
Sipas “Observatoire du Pain”, një grup kërkimor që gjurmon zakonet dhe tendencat e konsumit të bukës në Francë, shkalla mesatare e konsumit ditor të bukës tek të rriturit ra nga 143 g/ditë në 2003 në 103 g/ditë në vitin 2016. Rritja e rrjeteve të supermarketeve që shesin bukë është fajësuar për mbylljen e qindra furrave të bukës në pronësi të familjes.


Duhet ta mbani patjetër në shtëpi, kjo bimë sjell para dhe fat të mirë
Historia e plotë >
Këto janë vetitë shëndetësore që përfitoni nga konsumimi i mandarinave!
Historia e plotë >

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Historia e plotë >
Sa shpesh duhet t’i lajmë duart? Ekspertët shpjegojnë se ku gabojmë më shumë
Historia e plotë >


Inteligjenca Artificiale: Agimi i një epoke të re që do të na shkundë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Bëhuni gati, acari ‘mbërthen’ Shqipërinë! Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme

Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?
Aktualitet




Rekord temperaturash në veri të vendit/ Termometri shënon deri në -22 gradë
Historia e plotë >